E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Politike pertej se majtes dhe te djathtes

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka deklaruar se eshte koha per nje politike pertej se majtes dhe te djathtes, e cila nuk sjelle percarje mes njerezeve.

Duke sjell shembullin e Toni Blair dhe Barack Obames, Rama theksoi se eshte koha per nje politike te re qe do te ndermarre masa efektive, pavaresisht se qendrimet qe mbahen jane te majta apo te djathta.

“Udhetimi im ne Shqiperi me ka krijuar nje revolte te brendshme shume te madhe per shkak te hendekut te madh te krijuar mes njerezve deri ne fshatin me te larget. Njerezit pertej halleve qe kane qendrojne te ndare ne emer te ndasive politike. Ne na duhet qe te mos u japim shqiptareve arsye per t’u ndare. Problemet dhe hallet e shqiptareve nuk jane te majta dhe te djathta, por jane probleme qe duhet te zgjidhen me nje politike te re dhe me masa te efektshme pavaresisht se politikat jane te djathta apo te majta”, eshte shprehur Rama.

“Shqiptaret duhet t’i kapercejne kufijte qe u ka vene kjo politike e vjeter. Ata nuk duhet t’i referohen te shkuares e cila con ne ndarje”, shtoi ai.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›