Shkoder, identifikohet vrasesi i 45-vjecarit

Viktima quhet Arben Bideni lindur ne fshatin Barbullush dhe banues ne qytetin e Shkoders. Ai ushtronte nje aktivitet privat ne fushen e ndertimit dhe aktualisht ishte duke ndertuar nje pallat tek sheshi “Isa Buletini”.
Sipas burimeve nga policia, mesohet se autori i vrasjes dyshohet te jete nje person nga fshati Barbullush, Afrim Rraboshta.
Viktima dhe autori kane qene duke pire sebashku ne nje lokal ne fshatin Barbullush kur mes tyre ka lindur nje debat.
Lokali ku po pinin personat e perfshire ne ngjarje eshte ne pronesi te vellait te autorit te vrasjes.
Pasi kane debatuar per disa minuta viktima me autorin kane hyre ne makinen e viktimes dhe pasi kane ecur rreth 400 metra me makine jane ndalur anes rruges ku debati mes tyre eshte ashpersuar, ne kete moment Rraboshta mendohet te kete qelluar me dy plumba ne koke Bidenin.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code