E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Nëpër lokale hidhen tendera koalicionesh

topiNga Pogradeci ku zhvilloi një takim me të rinjtë, kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi kritikoi dy forcat e mëdha politike, që sipas tij po u largohen synimeve që duhet të ketë politika serioze e një vendi demokratik, që aspiron integrimin në Bashkimin Evropian. Duke folur për koalicionet parazgjedhore, Topi tha se FRD-ja do të qëndrojë larg koalicioneve që bëhen për pazare politike. Sot lokaleve të Tiranës hidhen tendera koalicionesh të çastit, të cilat nuk bazohen në program, por në numra komisionerësh. Është demoralizuese për qytetarët dhe pjesëmarrjen e tyre në votime fakti që diskutohet ende ruajtja e votës, theksoi Topi. Teksa është ndalur tek çështja e votës, Topi tha se tashmë në Shqipëri nuk diskutohet më për programe politike, por për ruajtjen e votës, çka është pranuar edhe nga ndërkombëtarët. Është demoralizuese për qytetarët dhe pjesëmarrjen e tyre në votime fakti që diskutohet ende ruajtja e votës. Politika shqiptare ka nevojë të rigjenerohet, ujërat duhet të lëvizin dhe uji më i pastër jeni ju dhe jo ata që kërkojnë tu japë Zoti jetë, për të qëndruar në pushtet, deklaroi Bamir Topi.

Programi i FRD për rininë
-Në çdo akt politik të FRD-së, rinia do të jetë pjesëmarrëse direkte për ta bërë kuotën rinore të përfaqësimit sa më reale në parlament e qeverisje.
-Paketë reformash arsimore e sociale që synojnë dyfishimin e buxhetit për rininë.
-Ndjekjen e politikave specifike në punësimin e të rinjve.
-Stimulimin e vetëpunësimit të të rinjve nëpërmjet kredive të vogla e lehtësuese.
-Shtrirjen në çdo qytet universitar të Kartës së Studentit.
-Një politikë të qartë nxitëse e mbështetëse për rikthimin e të rinjve nga jashtë vend

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›