E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Presidenti i ri, të jetë garant i unitetit kombëtar

Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar se presidenti i ri duhet të jetë garant i unitetit kombëtar dhe institucioneve të pavarura. Ai bëri një deklaratë të tillë gjatë një interviste  për Zërin e Amerikës.

Shqipërisë i duhet një president garant i unitetit kombëtar dhe institucioneve të pavarura, është shprehur Rama gjatë intervistës.

“Ne nuk hyjmë në emra; emrat vijnë si rezultat i procesit, jo procesi në varësi të emrave iu përgjigj ai kandidimit të mundësh të Fatos Nanos.

Sa i takon reformës zgjedhore, e cila është në proces e sipër, kreu i opozitës ka theksuar se ka vend për ndryshime në mënyrë që vota e qytetarëve të jetë e barabartë.

Ka hapësirë për ndryshimi në sistemin zgjedhor për ti dhënë vlerë të barabartë votës, tha Rama. Për këtë ka shtuar ai të gjithë aleatët kanë rënë dakord për këto ndryshime por nuk specifikojë se cili është ky propozim që barasvlerëson votën e shqiptarëve.

Lidhur me procesin e integrimit në BE, lideri socialiste është shprehur se opozita ka marrë përsipër rolin e saj dhe se ka krijuar kushte për konsensus por ka shtuar se qeveria ka përgjegjësinë kryesore në këtë proces. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›