Rama: Presidenti, sfida historike për vendin

Pas takimit, Rama tha se zgjedhja e presidentit të ri duhet të bëhet përmes një procesi dialogu, duke shtuar se ai duhet të jetë konsensual. “Dëshiroj ta përsëris, ne duam që të eksplorojmë çdo mundësi për të ndërtuar një proces dhe pastaj të shkojmë tek emri dhe jo anasjelltas. Qëllimi ynë është t’i përgjigjemi kësaj sfide madhore sepse nga mënyra se si do të përgjigjemi varet statusi i vendit kandidat si dhe varen institucionet e pavarura, si dhe një garanci më shumë që një president që në zgjedhjet e ardhshme të jetë mbi palët. Konsensus, konsensus, konsensus, së pari për statusin. Pavarësisht se kush është ai që kemi përballë, për ne me rëndësi janë parimet dhe vlerat dhe në përgjithësi diskutimet janë përqendruar mbi këto parime”, theksoi Rama.
Ai shtoi se rezultati do të ishte më i keqi i mundshëm, nëse Presidenti i ri do të zgjidhej në mënyrë të njëanshme. “Duhet në radhë të parë të ndërtohet një proces. Në rast se nuk ndërtohet një proces dhe rezultati do të ishte më i keqi i mundshëm dhe i papërshtatshëm për vendin në këtë moment historik”, u shpreh Rama.
Kreu i partisë së çamëve,