Vleresimi i provimit te Letersise
Çelësi i përgjigjeve të publikuara nga Ministria e Arsimit disa orë pasi maturantët përfunduan provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë nuk është ai që do të vendosë për përgjigjet që rreth 49 mijë gjimnazistë kanë dhënë në provimin e tyre të parë të maturës. Me vullnet të lirë rreth 90 mësues të shpërndarë në gjashtë qendra do të gjykojnë çdo argument të dhënë nga gjimnazistët pavarësisht përgjigjes ekzkakte publikuar në çelësin e MASH-it. Ka qenë zëvendësministi i Arsimit, Halit Shamata ai që pas kontestimit të provimit nga maturantët nga gjimnaze të ndryshme në Tiranë ka porositur vlerësuesit të marrin parasysh çdo shpjegim që është brenda kontekstit të saktë dhe të mos penalizojnë askënd që nuk ka dhënë përgjigjen strikte të skemës orientuese.
Që të mos ket asnjë kontestim çdo test do t’i nënshtrohet një korrigjimi të dyfishtë nga dy vlerësues të pavarur. Në rast mospërputhjeje mes këtyre të dyve për të bërë vlerësimin përfundimtar përgjegjësi zgjedh një mësues të tretë. Më pas pikët për çdo kërkesë të testit paqyrohen në tabelën përmbledhëse dhe firmosen nga katër personat pjesëmarrës.