E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe plagosja ne burg pezullohet drejtori dhe ekipi i sigurise

Ngjarja e rëndë në burgun e Lezhës ku u plagos një i arrestuar solli pezullimin nga detyra të drejtorit të burgut të Lezhës, Valentin Miri. Vendimi është marrë nga Ministria e Drejtësisë. Gjithashtu është pezulluar nga detyra dhe i gjithë ekipi i sigurisë së burgut duke filluar nga shefi i policisë Besim Rama si dhe punonjësit e shërbimit Pjerin Marku, Artur Mera, Bujar Kasmi, deri në përfundim të hetimit nga strukturat përkatëse. Gjithashtu Ministria e Drejtësisë ka urdhëruar menjëherë hetimin e ngjarjes së rëndë nga strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve. 
Ndërkohë vetëm pak ditë pas arrestimit të tij, është plagosur dje në ambjentet e burgut të Shën-Kollit në Lezhë kryetari i Komunës Rrethina e Shkodrës.  38- vjeçari është qëlluar me kaçavidë në fyt, i burgosuri Xheladin Kruja nga Shkodra me të cilin dyshohet se ka pasur një konflikt të vjetër. Ky i fundit i dënuar me 12 vjet burg për vrasje ka qëlluar Mujën gjatë kohës kur bashkë me të dënuarit e tjerë ishin në orarin e ajrosjes në burgun e Shën-Kollit.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku po merr ndihmën mjekësore. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›