E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci: Nuk do te kete kandidat nga PS Qamil Xhani

Partia Socialiste nuk do te kete kandidat te sajin per president ne raundin e katert te votimit. Kjo eshte deklarata qe ka bere dje kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruci ne mbledhjen e zhvilluar mesditen e djeshme. Takimi i deputeteve te PS-se ka pasur ne qender te vemendjes negociatat per zgjedhjen e numrit nje te shtetit dhe qendrimin e Partise Socialiste. Kreu i grupit ka informuar se nuk ka ndryshim nga qendrimi i meparshem i PS-se duke theksuar se dhe "ne nuk do te kemi kandidat". Kru i grupit ka informuar dhe mbi zhvillimet e fundit, duke theksuar se do te vijojne negociatat me Partine Demokratike, megjithese ka shtuar se nuk ka ndonje ndryshim nga qendrimet e meparshme. Seanca per zgjedhjen e kreut te shtetit nuk eshte caktuar ende. Partia Socialiste ka kerkuar qe seanca te zhvillohet diten e shtune ose diten e diel, duke kerkuar me shume kohe per negociata. Nderkohe qe qendrimi i PS-se per kandidatin e propozuar nga PD, ate te Xhezair Zaganjorit eshte i pandryshueshem, duke e cilesuar si nje kandidat qe ka konsensus vetem nga partite e mazhorances. Ne mbledhjen e grupit te PS-se mesohet se nuk jane permendur emra per kandidate nga e majta, pasi kreu i grupit eshte shprehur se ne raundin e trete do te shkohet serish pa kandidat. Ne mbledhjen e grupit te zhvilluar pak dite me pare, kreu i PS-se ka kerkuar nga deputetet propozimin e emrave per kreun e shtetit. Kerkesa e PS-se ka sjelle reagime ne radhet e deputeteve, duke e cilesuar si jo serioz kete qendrim. Por ajo qe ka shtuar dhe me shume paqartesine e qendrimeve te PS-se lidhet me deklaraten e kryesociliastit Edi Rama, pas takimit me kryeministrin Sali Berisha. Rama u shpreh se opozita eshte pakice dhe nuk propozon emra, nderkohe qe me pare kishte kerkuar emrat. Diskutimet ne grupin e PS kane qene dhe per seancen e ardhshme parlamentare e cila do te zhvillohet diten e enjte. Ne kete seance do te percaktohet edhe se kur do te mbahet raundi i trete per zgjedhjen e presidentit te ri te vendit. Vet kreu i PS-se nuk ka folur per ceshtjen e kreut te shtetit ne mbledhjen e djeshme, duke u fokusuar vetem ne ligjet dhe reformat qe priten te diskutohen. Grupi i PS-se dhe forumet e tjera drejtuese te selise roze pritet te mblidhen edhe gjate javes per te vendosur per procesin e zgjedhjes se kreut te shtetit. Nderkohe qe pas seances se te enjtes deputetet e PS-se pritet te njoftohet edhe per produktin e negociatave mes krereve te grupeve parlamentare.

PS shmang debatin per kandidatet

Partia Socialiste ka vendosur te mos paraqes kandidat per zgjedhjen e presidentit ne raundin e trete te votimit. Kreu i grupit parlamentar te PS-se, Gramoz Ruci ka deklaruar se zhvillimet do te kushtezohen ne varesi te rezultatit te negociatave me Partine Demokratike. Nderkohe qe te enjten pritet te vendoset dhe data kur do te zhvillohet raundi i trete per zgjedhjen e kreut te shtetit. Mos paraqitja e emrave per kreun e shtetit nga ana e PS, lidhet me ruajtjen e kompaktesise se grupit parlamentare. Pozicionimi i deputeteve te PS-se ne disa kandidatura qe mund te dalin nga PS, rrezikon dhe strategjine e selise roze per te mos prezantuar emra dhe per te mos dhene firma per asnje kandidat, duke perfshire dhe Fatos Nanon.

PS, s'pranon Zaganjorin

Edhe pse nje kandidature qe nuk i perket sferes politike, Xhezair Zaganjori nuk pranohet nga Partia Socialiste. Ne mbledhjen e grupit te zhvilluar disa dite me pare, kjo kandidature nuk eshte kundershtuar ne menyre te hapur, por eshte cilesuar si nje emer i pa konsultuar. Sipas opozites, Zaganjori eshte nje kandidat qe ka "konsensusin" vetem brenda radheve te mazhorances. Nderkohe qe vet Partia Socialiste ka kerkuar qe te behet pjese e procesit per zgjedhjen e kreut te shtetit, por pa bere propozime me emra. Pas takimit qe kreu i PS zhvilloi me Zaganjorin, pak dite me pare, ne deklaraten per mediat theksohej se "Partia Socialiste nuk mbeshtet kandidatura qe dalin pa dialog". Nderkohe qe publikisht nuk eshte dhene asnje argument ne lidhje me rezervat apo shkaqet e mos pranimit te kesaj kandidature.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›