Rama: Procesin do ta drejtoj vet
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, vijoi paraditen e djeshme takimet dere me dere ne Njesine nr. 6-te ne Kombinat, ne Kashar dhe tek zona e njohur kanali i "Misto Mames", nga ku edhe premtoi legalizim e shtepive me angazhimin e tij si kryeminister. "Kjo qeveri kishte kohe plot per te bere te mundur legalizimin e banesave tuaja, por nuk e beri. Nuk e beri se kishte hallin e puneve te veta, kjo eshte pune tjeter", tha Rama. Sipas tij, premtimi ishte se per nje vit do i legalizohej te gjitheve, por pas 4 vitesh nuk i ka legalizuar. "Fatin tuaj ia la ne dore Shabanit, se vete u mor me fatin e shtepise se vet. Ndersa une ju them se do t'ju legalizojme, por edhe do te permiresojme kushtet e jeteses dhe infrastruktures dhe nuk do t'ia leme kete pune Shabanit te radhes, por do ta drejtoje vet une", premtoi kryesocialisti.