Rama: S'kemi situate te acaruar me LSI
Ne nje interviste per "Zerin e Amerikes" kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, pohoi dje se partia qe ai drejton nuk ka asnje situate te acaruar me askend. Ne biseden e tij, ai shpjegon objektivat ne 100 ditet e para te qeverisjes dhe komenton per ecurine e procesit parazgjedhor. Lideri socialist shpjegon gjate intervistes, arsyet pse nuk ishte i pranishem ne takimin Nano-Meta-Koci.
Cilat do te jene nderhyrjet kryesore qe do te beni ne 100 ditet e para, nese ju do te fitoni zgjedhjet e 28 qershorit?
100 ditet e pare do te jene te fokusuara tek plani yne i masave per reformimin e qeverisjes, per te krijuar kushtet qe makina e qeverise te vihet ne levizje dhe t'i nenshtrohet nje remonti kapital per te nderhyre dhe per te bere operacione radikale, gjera te tilla qe do te lejojne qe institucionet tona qendrore si dhe agjencite shteterore, te fillojne te pergatiten per te perballuar te gjithe pikat e programit tone. Nderkohe ne do te hyme ne nje proces modernizimi te shtetit shqiptar, duke modernizuar se pari pushtetin ekzekutiv per t'u dhene mundesi njerezve qe te sherbejne me mire dhe nga ana tjeter qe shteti te filloj te funksionoje si shteti i te gjithe shqiptareve dhe jo si nje shtet i pushtetareve, qe kthehet ne nje instrument te pushtetareve qe e perdorin dhe abuzojne me pushtetin e tyre tek mjeket, mesuesit, duke i kthyer sic e kemi pare se fundmi ne kope te partise ne pushtet.
PS, per muaj te tere ka ngritur zerin per ceshtjen e kartave te identitetit. A mund te themi se Shqiperia po hyn ne nje proces te rregullt dhe me rregulla te barabarta loje?
Do te shohim diten e zgjedhjeve se si do te zhvillohet, por para saj ne i kemi te gjitha arsyet per te thene se keto zgjedhje, nuk jane ato qe meritojne shqiptaret, pasi qeveria per here te pare ne histori pati te gjithe kohen e nevojshme dhe ka pasur konsensusin per reformen elektorale, nje vit para zgjedhjeve. Keto zgjedhje duhet te ishin te parat zgjedhje me standarde evropiane ne Shqiperia dhe i kishin te gjitha kushtet por qeveria e cila ka nje paaftesi dhe eshte shprehje e nje kulture demokratike te manget, nuk arriti te hartonte nje plan qe do te mundesonte qe cdo qytetar shqiptar te kishte mundesine te votonte te gjithe shqiptaret dhe qe ta bejne me dokumentet te duhur. Ne kemi nje numer aplikimi qe i ka kaluar nje milionet dhe nuk kishte arsye qe te kemi njerez pa pasaporte, qe nuk e kane aplikuar per shkak se ende nuk iu eshte dhene mundesia ta beje kete gje edhe per shkakun se qeveria e ndertoi procesin si nje proces spontan pa plan, padyshim edhe si nje proces nga ku pa fillimisht perfitimin e saj per marrjen e mandatit pavaresisht standardeve dhe jo ne sigurine e standardeve pavaresisht mandateve.
Ju jeni futur ne kete gare me bastin per te larguar Berishen, per te mbajtur larg Nanon dhe duke minimizuar sa me shume LSI, mos jane keto shkaku qe ju refuzuat takimin e iniciuar nga LSI?
Keto zgjedhje nuk jane zgjedhje mes te majtes dhe te djathtes, por keto jane zgjedhje mes te vjetres dhe te rese, mes fundit te nje pushteti te vjeter dhe te ri, keto zgjedhje nuk i ndajne njerezit sipas vijave te paracaktuara nga kreu i partise. Keto jane zgjedhje sipas nje vije te re qe eshte qartazi e vendosur, mes qytetareve dhe politikes dhe politikaneve. Une jam i bindur se ne sot kemi oferte e duhur per shqiptaret dhe jemi te gatshme qe se bashku me njerezit tane te nisim nje rruge te re ndryshimi.
Nese nuk arrini dot te merrni shumicen dhe do t'u duhej t'i drejtoheshit LSI, ne nje situate te tille te acaruar qe keni me LSI-ne, sa te veshtire do ta keni?
Ne nuk kemi asnje situate te acaruar me askend. Ne kemi nje fushate festive, pasi ajo eshte nje mundesi qe te mbledhe njerezit si asnjehere tjeter, jo per te therritur poshte dikush, por per te ngritur njeri-tjetrin dhe per te ngritur lart Shqiperine. Ne keto mjedise te jashtezakonshme dhe ne keto atmosfera qe krijohen ne sheshet e Shqiperise nuk perjashtohet askush dhe nuk flitet keq per askend, por flitet per te ardhmen, flitet per momentin historik sic jane zgjedhjet. Shqiptaret ne 28 qershor do te bejne histori si ne 1992, duke mbyllur nje epoke dhe duke hapur nje epoke te re. Kjo nuk eshte beteja e radhes mes nje partie dhe nje partie tjeter dhe jo beteja e nje njeriu qe do te behet kryeminister me nje njeri qe do te mbetet kryeminister, eshte kjo arsyeja pse PS po gjen gjithnje e me shume mbeshtetje dhe pritet gjithnje e me me shume entuziazem ne te gjitha qytetet sepse shqiptaret do te votojne per ndryshimin.