E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: te gjithe ne votime dhe votoni PS, numrin 33

Kryesocialisti Rama ka zhvilluar mitingjet e fundit elektoral ne Lushnje dhe ne Fier. Ai ka qene i shoqeruar nga 16 kandidatet per deputete. "Kane mbetur edhe kater dite, mbyllni syte dhe i kaloni shpejt, shkoni qe te gjithe ne votime dhe votoni numrin 33", ka qene thirrja e Rames dje ne kryeqendren e Myzeqese. Rama u eshte drejtuar te pranishmeve ne kete miting duke u thene se "kjo eshte nje beteje ku do te mbyllim epoken e politikes se vjeter dhe do te celim epoken e politikes se re. Mos e merrni si beteje , por nderrim i politikes se vjeter me te rene, nderrim pushtetesh. Eshte nje beteje per bujqerit, mesuesit, pensionistet, arsimtaret beteje per grate dhe vajzat qe s'kane as buke dhe as ushqim". Rama eshte ndalur tek politika keq qeverisese e Sali Berishes, duke pohuar se Shqiperia keto kater vjet eshte gerryer nga korrupsioni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›