Rama: Programi ynë do të ndryshojë realitetin shqiptar

Programi ynë është një vizion për të ndryshuar realitetin shqiptar duke ua kthyer qeverinë njerëzve dhe duke e bërë qeverisjen mjet për mbrojtjen e interesave të tyre”. Kështu u shpreh Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë takimit të mbajtur në kuadër të ristrukturimit të Forumit të Gruas Socialiste në qytetin e Lushnjës.
Rama ka theksuar se në programin për një Rilindje Shqiptare ka shumë angazhime që përfshijnë direkt për gratë e vajzat, ka shumë angazhime për nënat e reja të cilat sipas PS duhet të përfitojnë nga barrëlindja po njësoj, qofshin të punësuara qofshin të papuna, qofshin në qytet, qofshin në fshat. “Sepse asnjë fëmijë në Republikën e Shqipërisë nuk mund të lindë ashtu siç e meriton në rast se ne i ndajmë apo i lëmë të ndara nënat e reja, në gra që për shkak të punës kanë një sigurim dhe për shkak të sigurimit mund të përfitojnë nga barrëlindja dhe në gra për shkak se nuk kanë asnjë punë atëherë Zoti i mbroftë se shteti s’ka çfarë bën me to. Kjo nuk është e tolerueshme për ne, ky nuk është vizioni ynë sepse ne quhemi Partia Socialiste e Shqipërisë dhe jemi forca që i sheh të gjithë njerëzit si të barabartë, dhe bën, dhe do të bëjë çmos që njerëzit të gëzojnë liri dhe të drejta të barabarta”, ka theksuar kreu socialist.
Kryesocialisti përpara grave lushnjare foli më tej për dasitë, për murin e paragjykimeve që sipas tij po e ç’emancipon dhe po e kthen mbrapa në një pjesë të madhe shoqërinë shqiptare. “Sot në Shqipëri, në shumë pjesë të Shqipërisë ka vajza që nuk shkojnë dot në shkollë. Sot në Shqipëri, në shumë pjesë të Shqipërisë ka vajza që mbarojnë shkollën dhe nuk shkojnë dot në punë. Sot në Shqipëri, në shumë pjesë të Shqipërisë ka gra dhe vajza që pavarësisht se kanë mbaruar shkollën, pavarësisht se kanë shumëçka për të ofruar duke punuar për këtë vend, mohohen në të drejtën e tyre për punë vetëm sepse janë gra ose sepse janë vajza. Ky është një mur paragjykimesh i cili është shumë më tepër sesa ajo çka lidhet me politikën e ditës. Është një mur paragjykimesh që po e ç’emancipon në një pjesë të madhe shoqërinë tonë, që po e kthen atë mbrapa në zona të tëra periferike dhe veçanërisht në fshatra të varfra. Që po bën që ajo dasi e dikurshme, në dukje e lënë pas, të rikthehet në çdo mjedis si një dasi mes burrave dhe grave, djemve dhe vajzave ku disa imponime të papranueshme bëjnë që burrat nën hije të fillojnë nga e para të lozin dhe të kuvendojnë, pavarësisht se pika as që ju ka rënë dhe as që ju bie që nga gratë rrojnë”.
Duke vlerësuar kontributin e gruas në Partinë Socialiste Rama tha se të angazhohesh me opozitën në kushtet e kësaj qeverie është shumë e vështirë. “Unë e di mirë se çdo të thotë të angazhohesh me opozitën në kushtet e kësaj qeverie që realisht i përndjek nga pas, veçanërisht njerëzit e varfër. Veçanërisht njerëzit e papunë, veçanërisht njerëzit në familje në vështirësi ekonomike duke i kërcënuar në bukën e gojës dhe duke ju thënë se ka edhe më keq akoma nëse do të vazhdosh të merresh me politikë kundër nesh. E megjithatë, ju duke ardhur këtu jepni një përgjigje shumë të qartë dhe një mesazh shumë të qartë për të gjitha gratë dhe vajzat e Shqipërisë me këtë prezencë të mrekullueshme duke ju thënë PO, pikërisht se ka edhe më keq akoma, atëherë nuk ka kohë për të pritur sepse gjërat mund të bëhen më mirë dhe më mirë akoma, por nuk mund të bëhen vetë dhe mund të bëhen vetëm në qoftë se ne të gjithë së bashku angazhohemi në vijën e parë për liri, të drejta, shpresa dhe ëndrra që nuk mund të jenë të ndaluara për askënd në Shqipëri, qoftë burrë, qoftë grua, qoftë djalë, qoftë djalë”. /Start/
2012-09-26 14:22