E Diel, 1 Nëntor 2026

TAP, mediat greke: Të premten, marrëveshja Shqipëri-Greqi-Itali

Kryeministrat e Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë do të firmosin të premten marrëveshje për projektin e gazsjellesit "TAP". Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat theksojnë se marrëveshja do të firmoset nga tre Kryeministrat në një takim të OKB-së në Nju Jork.
 

Ndërkaq po sot Qeveria shqiptare ka konkretizuar hapat për gazsjellësin transadriatik TAP, duke miratuar parimisht marrëveshjen bilaterale mes Shqipërisë-Greqisë dhe Italisë për këtë projekt. Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria i ka të gjitha potencialet për të ndërtuar një rrjet gazsjellësi modern.
 

Ndërsa e ka cilësuar gazsjellësin TAP si projektin më të rëndësishëm gjatë këtyre 20-vjetëve, kryeministri Berisha theksoi se do të bëhet gjithçka që ky projekt të përfundojë në fillim të mandatit të 2017-ës.
 

Projekti TAP "Trans Adriatik Pipeline", i cili do të mundësojë kalimin e gazit natyror nëpërmjet korridorit juglindor nga deti Kaspik, në Azerbajxhan, më pas në Gjeorgji, Turqi, Greqi, Shqipëri dhe më pas nëpërmjet detit Adriatik, do të përfundojë në Itali, do ta kthejë vendin tonë në një pikë strategjike për shpërndarjen e energjisë në rajon.
 

TAP është një projekt që parashikon transportimin e gazit natyror nga deti Kaspik në Evropë, duke kaluar edhe nëpërmjet territorit të vendit tonë, në shtrirjen e linjave të gazit deri në detin Adriatik për të vijuar në Itali, e më pas në tregun evropian.
Ky projekt, marrëveshja e të cilit u nënshkrua gjatë muajit korrik në Tiranë nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip

Naço dhe drejtori i TAP, Branim Piechoroëski, u konsiderua nga ministri si “bazë për rrugëtimin e vendit tonë drejt objektivit madhor, Shqipëria fuqi energjetike në rajon".
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›