Trieste, A/H1N1 në traget, bllokohen 200 pasagjerë shqiptarë
Bllokohet një anije me pasagjerë shqiptarë në Trieste të Italisë. Shkak për bllokimin e 200 pasagjerëve është bërë një i moshuar i dyshuar me virusin A/H1N1. Pasagjerët janë izoluar në target prej më shumë se 3 orësh.
TRIESTE- Bllokohet një anije me pasagjerë shqiptarë në Trieste të Italisë. Shkak për bllokimin e 200 pasagjerëve është bërë një i moshuar që ka patur shqetësime shëndetësore gjatë udhëtimit e që dyshohet të jetë prekur nga virusi A/H1N1. Anija e nisur dje rreth orës 21:00 nga porti i Durrësit duhet të zbarkonte pasditen e sotme në Trieste, por pasagjerët janë izoluar në target prej më shumë se tre orësh.
I kontaktuar në telefon nga televizioni News24, njëri nga pasagjerët e bllokuar shpjegon se me të mbërritur në Trieste është bërë zbritja me autoambulancë e të moshuarit të dyshuar me gripin e derrave dhe u është ndaluar dalja të gjithë pasagjerëve të tjerë. Pasagjerët thonë se duhet të presin analizat të cilat do të sqarojnë dyshimet për të moshuarin dhe më pas pritet të merret një vendim se cfarë do të bëhet me ta.
Mësohet se situata në target është shumë e vështirë, pasagjerët janë të nervozuar ndërsa mes tyre ka edhe fëmijë e të moshuar të cilëve ju mungojnë edhe ushqimet.
(e.n/Balkanweb)