E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, policia arreston 2 të kërkuar për plagosje

Policia e Durrësit ka mundur të verë në pranga 2 të kërkuar për kryerjen e veprave penale. 26 vjecari Eduart Meta dhe Edmirand Estrefi, 23 vjec akuzohen për plagosje me armë të kryer disa muaj më parë. 

DURRES- Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit, mesditën e sotme. Eduart Meta, 26 vjec i shpallur në kërkim që prej fillimit të korrikut është arrestuar në banesën e tij në zonën e plazhit.
26 vjecari akuzohet si autor i ngjarjes së ndodhur rreth dy muaj më parë kur në një lokal në plazhin e Durrësit, pas një sherri banal u plagosen tre persona.
Një tjetër arrestim në banesën e tij në Xhavzotaj, është bërë nga policia e Durrësit ndaj Edmirand Estrefi, 23 vjec pasi rreth një muaj më parë tentoi të vrasë një bashkëfshatarin e tij duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›