Dajti “nxjerr” në poligon për qitje policinë e Shtetit
Urdhri pas masakrës së 7 gushtit në Durrës kur gjatë operacioni për arrestimin e të kërkuarit për vrasje Dritan Dajti, humbën jetën 4 efektivë të skuadrës së operacioneve speciale të antikrimit të organizuar.
TIRANE- Dritan Dajti “nxjerr” në poligon policinë e Shtetit. Efektivët e policisë janë urdhëruar të kryejnë qitje të detyrueshme për të parë nivelin e trupës në rastet e përdorimit të armëve të zjarrit. Urdhëresa ka dalë pas bilancit me të vërtet tragjik për policinë e Shtetit, të pasdites së 7 gushtit në plazhin e Durrësit, kur gjatë një operacioni për arrestimin e të kërkuarit për vrasje dhe arratisje nga gjykata, Dritan Dajti, humbën jetën 4 efektivë të skuadrës së operacioneve speciale të antikrimit të organizuar, mes të cilëve edhe vetë shefi i skuadrës, si dhe një civil i paarmatosur që në momentin e ndërhyrjes ishte në shoqërinë e të kërkuarit. Rezultati i qitjeve të kryera duket se ka nxjerrë një bilanc negativ për policinë, pasi në mjaft raste armët e punonjësve kanë rezultuar të dëmtuara rëndë nga moskujdesi dhe mospastrimi i tyre. Disa muaj më parë policia e Shtetit inauguroi në ambientet e Akademisë së Policisë “Arben Zylyftari” një poligon bashkëkohor virtual, ku përfshiheshin situata nga më të ndryshmet dhe më delikatet. Por personat që mund të testohen në këtë poligon janë mjaft të kufizuar në rang shefash, studentësh apo kursantësh. Ndërsa grafiku i qitjeve shpesh është shmangur kryesisht nga punonjës të rolit bazë të policisë, të cilët janë të parët që përballen me konfliktet dhe situatat.
(GSH/BalkanWeb)