E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zëvendësimi me euron, zhvlerësimi i lekut nxit debatin

Zhvlerësimi i lekut shqiptar ndaj valutave ka nxitur debatin mes ekspertëve për zëvendësimin e tij. Kjo edhe për faktin se monedha e përbashkët europiane po përdoret gjithmonë e më shumë në ekonominë tonë. 

TIRANE- Zhvlerësimi i ndjeshëm i lekut ndaj euros ka nxjerrë sërish në skenë debatin lidhur me zëvendësimin e monedhës kombëtare me atë të eurozonës. Kjo edhe për faktin se euro po përdoret gjithmonë e më shumë në ekonominë shqiptare, si përshembull në blerjen e shtëpive, automjeteve, pagesën e shkollave private, pagesën e pushimeve dhe shumë mallrave të tjerë. Por lidhur me këtë cështje ekspertët janë të ndarë. Një pjesë e tyre mendojnë se është ende herët që euro të përdoret si monedhë kombëtare në vendin tonë, kjo edhe për faktin se Shqipëria ende nuk i plotëson kushtet. Ndërsa të tjerë rendisin avantazhet që do të ketë Shqipëria nga zëvendësimi i lekut me euro që kanë të bëjnë me zvogëlimin e kostove të transaksioneve nga euro në monedhën vendase dhe anasjelltas, zvogëlon rrisqet e konvertimit të monedhës, lehësimin e procedurave tregtare, dërgesave etj. Në një pikë të gjithë ekspertët janë dakord, zhvlerësimi i lekut është me pasoja për ekonominë e vendit pasi shkakton rritje të cmimeve të mallrave të konsumit dhe ulje të fuqisë blerëse, cka përkthehet në rënie të të ardhurave për të gjithë ne.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›