Rama: Pronarët vrasin me letrat e Shaban Memisë
Tiranë- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka fajësuar kryetarin e ALUIZNI-t Shaban Memia se ka pajisur të gjithë qyteratët me dokumente në pritje të legalizimit ç’ka bën që ata të konfrontohen me punotoret e Inspektoriatit të Ndërtimit, kur këta të fundit shkojnë për të shembur ndërtimet pa leje.
Deklarata e sotme e Ramës mori shkaks nga plagosja e nje fadromisti, i cili ka marre plage te renda pasi i rrah nga pronari i nje ndertese, teksa e shembte ate.Tashmë është identifikuar autori dhe po punohet për kapejn e tij, por historia nuk konsoderohet e mbyllur nga autoriteti bashkiak pasi punotoret e Inspktoriatit ndeshen çdo ditë me qytetarë që kanë ndërtuar pa leje. Sipas kreut të Bashkisë, Rama një ndër shkaktaret është edhe Agjencia e Legalizimit. “Mjaft persona tundimin letrat e Shaban Memisë kur mbërrijnë fabromat ne ndertesat e tyre, edhe pse ata kanë ndërtuar në vende publike në rrugë apo parqe, duke shkelur hapësirat e përbashkëta publik”, tha Rama, ndersa shtoi se “duhet ti jepet zjgjidhje këtij problemi të madh me legalizimet”. Deklaratat e tij Rama i bëri teksa gjendej në Spitalin Ushtarak për të parë fadromistin e plagosur sot në punë.
Ngjarja ndodhi sot në orët e paradites në rrugën “Sali Nivica”, kur punonjesi i Inspektoriatit te Ndertimores, me detyrë fadromist u sulmua nga 27-vjeçari, Dritan Mija, që ishte pronar i objektit që po shembej.
Sipas burimeve të policisë së Tiranës, mësohet se i dëmtuar ka mbetur shtetasi Bardhyl Gjata, 50-vjec, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë.
“Shtetasi Gjata, ka qenë duke prishur me fadromë, objektin pa leje i cili është në pronë të shtetasit Dritan Mija. Për këtë, Mija, e ka goditur me mjete të forta kazëm e lopatë, në pjesë të ndryshme të trupit dhe kryesisht në kokë”- thanë burimet e policisë.
I dëmtuari u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ka pësuar një frakturë në kokë.