Vlorë, AK, Spahiu: Berisha merr fund pas 7 ditësh
VLORE- Aleanca Kuq e Zi u tubua në qytetin e Vlorës. Mijëra mbështetës mbushën bulevardin kryesor Skelë-Sheshi i Flamurit. Në fjalën e tij përpara simpatizantëve dhe qytetarëve të Vlorës kreu i Aleancës Kuq e Zi Z. Kreshnik Spahiu u shpreh se qyteti i Vlorës nuk meriton që të drejtohet as nga demokratët dhe as nga socialistët.
Duke u shprehur se regjimi i shtetasit Berisha merr fund pas shtatë ditësh, kreu u AK Spahiu premtoi se me ardhjen e AK në pushtet do t’ju vendoset buldozieri pallateve te socialisteve dhe të demokratëve.
Spahiu theksoi se, Vlora meriton lëvizje patriotike dhe jo atë të rilindjes greke, pasi ky qytet ka më shumë vota shqiptare se sa greke.
Spahiu u ndal edhe tek cështja came duke thënë se PD dhe PS kanë tradhtuar në mënyrë sistematike këtë kauzë. Spahiu kërkoi që camët të mos japin asnjë votë për dy partitë e mëdha, ndërsa rikujtoi nr.65 e subjektit politik Aleanca Kuq e Zi në fletën e votimit.
(m.a/BalkanWeb)