Rama: “Protesta masive nëse maxhoranca nuk hap kutitë e 28 qershorit”
Kreu i PS-së: “Ndërkombëtarët t’i drejtohen maxhorancës për të mos e rënduar më shumë krizën”
Opozita do të nisë protestat masive nëse maxhoranca nuk do të lejojë hapjen e kutive për të bërë transparencën e plotë të zgjedhjeve. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dje akuzoi maxhorancën se po vazhdon lojën e zvarritjes, duke mos njohur krizën politike në vend dhe duke mos ndërmarrë asnjë lëvizje për kërkesat e PS-së. Duke nënvizuar se çështja nuk do të mbetet pa u zgjidhur, Rama tha se nuk priste që zgjidhja e problemit të vinte nga Komisioni i Venecias. Ai sqaroi se PS-ja nuk ka propozuar amendime të Kushtetutës, por amendime për të bërë me ligj që shumica në komision hetimor t’i takojë opozitës dhe për të ligjëruar transparencën e zgjedhjeve. Dy janë arsyet që të zgjedhurit socialistë vendosën të betohen në seancën e djeshme parlamentare, shpjegoi kryetari socialist Rama. Arsyeja e parë është shmangia e djegieve të 64 mandateve të deputetëve socialistë. “Sfidoj arkivat e gjithë mediave tuaja për të nxjerrë një herë të vetme, në një vend të vetëm, një deklaratë timen apo të cilitdo tjetër që ka thënë se do t’i djegim mandatet tona”, - tha Rama. Arsyeja e dytë është presioni i ndërkombëtarëve që nga dje t’i drejtohet qeverisë dhe jo më opozitës.
Reagimi
Humori dhe batutat e kryeministrit Berisha të enjten në Kuvend duket se nuk e kanë bërë për të qeshur kreun e partisë më të madhe të opozitës. “Një reagim i padenjë për nivelin e përgjegjësisë së drejtpërdrejtë që ka qeveria për zgjidhjen e krizës, i padenjë për momentin shumë delikat”, - tha Rama. Sipas tij, veprimet e qeverisë të enjten në Kuvend janë pjesë e propagandës së ndërmarrë nga qeveria prej muajsh. “Dje pushteti u soll si të mos kishte krizë. Këtë e bëri në përpjekje për ta trajtuar hyrjen tonë në Parlament si pjesë e propagandës që vazhdon prej muajsh për ta eksportuar krizën e thellë të demokracisë dhe ekonomisë brenda PS-së përmes instrumenteve të një propagande që mbështetet nga një fuqi mediatike e sponsorizuar nga pushteti”, - tha Rama, duke shtuar se transparenca duhet për të shembur sistemin e korrupsionit elektoral brenda gjithë procesit të administrimit zgjedhor dhe nuk duhet për të ndryshuar rezultatin, nuk na duhet për të marrë pushtetin në tavolinë. “Transparenca na duhet për të nxjerrë përpara publikut mekanizimin e funksionimit të korrupsionit, në funksion të deformimit të rezultatit, për të nxjerrë para publikut një të vërtetë të tmerrshme të mënyrës barbare të trajtimit të votës së çdo shqiptari, të çdonjërit nga ju”, - tha Rama.
Amendamentet
Projektligjet e depozituara në sekretariatin e Kryesisë së Kuvendit me qëllim ngritjen e komisionit hetimor përmes hapjes së kutive do të përcaktojnë edhe fatin e kësaj krize 6-mujore. Lideri socialist i bëri apel komunitetit ndërkombëtar për të mos lejuar që kjo krizë të rëndohet në radhë të parë nga refuzimi i qeverisë, për të mos njohur krizën, e cila u materializua dhe në rezolutën e KIE-së. “Sot ne prisnim një lëvizje mekanizmi për të amendamentet e kërkuara. Asgjë nuk u bë. Shpreh keqardhje që kërkesat tona trajtohen si një nga pikat e kalendarit”, - deklaroi Rama. Ai nënvizoi se ky është gabim infantil i një pushteti, i cili vazhdon të tregojë arsyen forcës e dhe në forcën e arsyes. “Cilido që mendon se ne shkuam në Parlament për të futur në një kanal zvarritës kauzën tonë, gabon dhe merr një përgjegjësi të madhe për të gjitha pasojat që vijnë pas“, - theksoi Rama, duke shtuar se “jemi edhe më të vendosur për ta çuar para betejën tonë”. Socialistët kanë nisur të flasin për një 6-mujor të parë dhe për një 6-mujor të dytë, pasi mandatet e deputetëve socialistë në mungesë mund të zgjasin vetëm 6 muaj. Në muajt e ardhshëm kriza mund të zgjidhet, megjithatë mund të ndodhë, jetojmë në Tiranë”, - tha Rama.
27 Shkurt 2010