Rama: Protestat vazhdojnëedhe pas ditës së premte
Kryetari socialist, Edi Rama deklaroi mbrëmë gjatë emisionit “5 pyetjet nga Babaramo” në News24 se “nuk do të tërhiqem nga kërcënimet e Berishës”. Rama bëri të qartë se opozita do ta organizojë të premten protestën-homazh në nderim të 3 të vrarëve në 21 janar dhe do të vazhdojë protestat deri në qëllimin final, rrëzimin e qeverisë.
Zoti Rama, ambasadori amerikan Arvizu u ka bërë thirrje të dyja forcave të anulojnë protestat, edhe juve të anuloni demonstratën e datës 28 janar. Do të ketë apo jo demonstratë më 28 janar?
Unë e kam mirëkuptuar deri në fund shqetësimin e përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar dhe frikën e tyre për atë që mund të ndodhë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kushtet në të cilat jemi dhe sigurisht kam mirëkuptuar edhe ftesën, thirrjen për anulimin e këtyre dy manifestimeve. Po nga ana tjetër iu kam shprehur qëndrimin tonë se këtu nuk bëhet fjalë për asnjë lloj simetrie, këtu nuk bëhet fjalë për t’i vënë kapak çfarëdo qoftë shqetësimi dhe sado e madhe qoftë e panjohura që është përpara nga ana jonë, sepse nuk është opozita që duhet të garantojë qeverinë, është qeveria që duhet të garantojë opozitën dhe çdo qytetar në shprehjen e lirë të protestës, të indinjatës, të zemërimit, të mosdakordësisë me qeverinë. Ndërkohë që nga ana tjetër nuk bëhet fjalë për dy anë të së njëjtës medalje. Bëhet fjalë për një demonstratë-homazh, në kujtim të viktimave të dhunës shtetërore dhe për të dënuar me dinjitet shqiptar terrorizimin shtetëror të ushtruar nëpërmjet pushkëve të Gardës republikane. Bëhet fjalë për një manifestim dhune shtetërore kundër opozitës, që qeveria e quan miting kundër dhunës, por që në fakt nuk është tjetër vetëm një manifestim i organizuar nga ata që vranë protestuesit e pafajshëm. Ne nuk anulojmë demonstratën tonë homazh dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë, sepse nuk kultivojmë frikën në këtë vend, por besimin se paqësisht dhe duke rezistuar përballë hijes të së shkuarës që po pllakos përditë e më shumë një Shqipëri, ne do të mund të hapim rrugët e së ardhmes.
A i druheni një përshkallëzimi të dhunës?
Ne kemi sot një vend që ka dalë jashtë kontrollit dhe është vënë nën presionin në rritje të një pushteti që ka ngritur gardat, policinë e shtetit dhe vetë ushtrinë mbi ne duke shpërdoruar të gjitha këto forca që janë forca të ngritura me shumë mundim e ndihmë nga vetë komuniteti ndërkombëtar, duke marrë përsipër përgjegjësinë e moszbatimit të 6 urdhrave të prokurorisë për 6 gardistët e dyshuar për vrasjen e njerëzve të pafajshëm.
Ka një puç në vazhdim. Këtu ka rënë çdo garanci. Dhe vendi është jashtë kontrollit. Ne nuk kemi lidhje me dhunën. Ne nuk promovojmë dhunën. Ne jemi në këtë betejë me forcën përditë e më të madhe të së drejtës së njerëzve kundër një pushteti të padrejtësisë që rrezik ta çojë Shqipërinë drejt një tjetër gremine për shkak të të njëjtit njeri, Sali Berishës. Ne do t’i thërrasim njerëzit për të demonstruar paqësisht, siç dinë shqiptarët të demonstrojnë, duke ngushëlluar familjet e viktimave, duke u solidarizuar me dhimbjen e sakrificën e atyre që kanë humbur jetën me të shtënat e armëve sepse dolën në protestë.
Ç’garanci u jepni qytetarëve se situata nuk mund të degradojë dhe që mund të kthehet?
Më lejoni të kthehemi në demonstratën e 21 janarit. Unë nuk do e pranoj kurrë që ajo degradoi për shkak se demonstruesit ushtruan një dhunë që detyroi në fillim policinë dhe pastaj Gardën të finalizonte një krim shtetëror me urdhër të këtij zotërisë, i cili pasi në fillim desh t’ia faturonte opozitës vrasjen e atyre 3 të shkretëve deri kur doli ajo video, falë guximit të gazetarit Artan Hoxha dhe atëherë e mori përsipër.
Unë kam qenë me Pandeli Majkon, Vangjel Dulen, Lindita Nikollën duke ecur në bulevard dhe në momentin që kemi kaluar edhe urën e bulevardit dhe kemi qenë dy apo 300 metra në distancë nga Kryeministria, pra nga vendi ku ishin demonstruesit që kishin mbërritur para nesh, kam parë një tension mes protestuesve dhe forcave të policisë, i cili ishte i dukshëm se tundeshin çadrat dhe pankartat dhe hidheshin listelat e pankartave drejt policisë. Ka qenë momenti kur kemi folur me Pandin dhe Gramozin, për të vazhduar ecjen për të sistemuar në bulevard gjithë masën e njerëzve, sepse ende kishte njerëz që ishin në rrugën e Kavajës, apo te ‘Zogu I’. Kështu që kam pasur parasysh momentin kur u shfaqen dy blinda me ujëhedhës dhe filluan të kërcisnin bombat me gaz lotsjellës dhe me një lloj lënde që ishte vërtet shumë shqetësuese dhe në atë moment turma e gjitha ka lëvizur në drejtim të kundërt. Edhe ne u detyruam të lëviznim mbrapsht, gjë që ka ndodhur në një mënyrë shumë të çuditshme.
Përjetimi juaj personal. Si e keni përjetuar atë ditë? Kush ju ka njoftuar për viktimat?
Sigurisht që jam ndjerë më shumë se keq dhe njëkohësisht kam ndjerë më shumë se kurrë drejtësi kundër një pushteti që figurativisht kam thënë se është gati t’i vrasë ëndrrat dhe shpresat e njerëzve, pasi nuk e kam menduar asnjëherë që mund të arrijnë në vrasje spektakolare.
Ju kanë akuzuar se keni paguar njerëz për të krijuar dhunën me 200 euro..?
Këto mund të kenë qenë çmimet me të cilat ka paguar Saliu ata që bënë grushtin e shtetit, mercenarët e tij. Ne nuk paguajmë njeri për të ardhur në demonstratë. Ne nuk demonstrojmë me një çetë mercenarësh për të përmbysur pushtetin me dhunë. Ne kemi thirrur në demonstratë të gjithë ata që duan ta largojnë qeverinë për t’i hapur rrugë një mundësie të re në Shqipëri. Më keni dëgjuar mua apo ndonjë tjetër të dalë dhe të thotë që demonstruesit, të cilët kanë hedhur gurë, prokuroria s’duhet t’i ndalojë, as gjykata s’duhet t’i gjykojë?!
Si do e organizoni demonstratën e së premtes që vjen?
Më lejoni të përcjell tek të gjithë mesazhin e paqes dhe të qetësisë së atij që shkon në këtë demonstratë për të nderuar të vrarët, të vrarët që nuk do jenë me ne të premten e ardhshme, sepse humbën jetën për të demonstruar për të njëjtat arsye që ne ishim. Askush s’duhet të trembet. Gjithkush duhet thjeshtë të jetë aty dhe të vijë për të nderuar ata që s’janë më, por edhe për të afirmuar me praninë e tij, me fuqinë për të besuar tek e ardhmja, se ne nuk jemi një lëvizje për të marrë pushtetin me dhunën përmes rrugës. Ne jemi një forcë e madhe popullore që do t’ia ndërpresim pushtetin. Unë do të jem në krye të demonstratës sot e gjithmonë dhe ashtu si unë do të jenë bashkë me mua, të gjithë ata që kanë marrë përsipër të përfaqësojnë popullin dhe që sot më shumë se kurrë duhet të jenë bashkë me popullin.
Nuk tërhiqemi asnjë milimetër nga rruga jonë dhe nuk duam të dimë fare për këto lloj banalitetesh që mund të trembin ndonjë pulë në Viçidol, por nuk do na trembin ne.
Jeta e baballarëve të atyre fëmijëve nuk vlen më pak se jeta ime. Nuk dua të jem patetik. Jam thjeshtë i vërtetë në këto që them.
Kjo do jetë protesta e fundit?
Si homazh, shpresoj dhe lus Zotin të jetë e fundit. Si protestë është vetëm e dyta. Duhet një zgjidhje e re, duhet një rrugë e re, duhet një hapësirë e re, ku Kushtetuta, ligji, të gjitha garancitë që burojnë nga domosdoshmëria për të bashkëjetuar në një demokraci të re dhe ku askush të mos ndjehet i huaj në atdheun e tij, askujt të mos i thuhet bastard në atdheun e tij dhe për askënd të mos rezervohet dhuna.
Cilido qoftë çmimi, unë jam bashkë me të tjerët në krye të kësaj lëvizjeje që nuk ka qëllim të marrë pushtetin, por t’i mbyllë rrugën këtij pushteti që të gjithë të marrin frymë lirisht.
A do marrë pjesë grupi parlamentar në punimet e Kuvendit?
Deputetët socialistë dhe populli shqiptar do të jetë në çdo hapësirë ku mund të dëshmojnë rezistencën dhe mund të afirmojnë drejtësinë. Deputetë e PS-së do të jenë përballë Saliut në çdo hapësirë dhe padyshim në parlament, duke nënvizuar vijimësisht kredon, bindjen dhe të gjitha argumentet tona.
Një i dërguar i BE-së do të nisë negociata. Cili do të jetë qëndrimi juaj?
Qysh se kemi filluar përpjekjet tona, mbaj mend vetëm lëshime nga ana jonë, jo tërheqje në kërkim të rrugës së arsyes dhe të kompromisit për bashkëjetesë mes palëve që përfaqësojnë një popull dhe që duhet t’u shërbejnë të njëjtave interesa, e çfarë kemi marrë mbrapsht?! Vetëm dhunë, arrogancë, maskarallëk dhe akoma më keq, nëpërkëmbje.
Në 8 maj, a do të shkoni në zgjedhje?
Si mund të bëhen zgjedhje në 8 maj, nëse është kjo tablo. Duam një zgjidhje të re politike, e cila nuk privilegjon PS-në, as opozitën, por që u jep mundësi palëve të rikompozojnë hapësirën politike mbi bazën e garancive kushtetuese. Nuk ka asnjë pikë dyshimi që ne nuk jemi këtu për të ekstraduar qeverinë jashtë kufijve të Shqipërisë, as jemi këtu për të nxjerrë jashtë ligji PD-në, por jemi për të garantuar hapësirën që na takon, duke nxjerrë Shqipërinë nga bataku i llumokracisë. Do të kërkojmë një zgjidhje kompromisi që çon në zgjedhje të reja, të ndershme. Zgjedhje të reja, domethënë edhe të parakohshme. Ne jemi të hapur për të dialoguar dhe për të gjetur zgjidhje.