Pranga 49-vjeçarit, kishte abuzuar me një të mitur

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e 49-vjeçari i cili ishte dënuar me 4 vjet burg për akuzim me një minorene.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Gëzim Hazizolli nga fshati Katund i Ri në Elbasan pasi gjykata e Durrësit e kishte dënuar me 4 vjet burg për abuzim me të mitur.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2005 në fshatin Katund i Ri në Elbasan ku 49-vjeçari abuzoi me një të mitur.
Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.