Rama Pse hoqem dore nga fletet e votimit
Bisedoi Alfred Peza
Kryesocialisti Edi Rama shpjegoi publikisht terheqjen nga fletet e votimit per ti hapur rruge zgjidhjes se krizes politike. Ne nje interviste dhene per gazetarin Alfred Peza ne emisionin e tij Ora e debatit zoti Rama eshte ndaluar ne detaje ne situaten me te fundit politike dhe levizjet e opozites. Ai ka bere te ditur se nuk ka me marredhenie te kushtezuara me maxhorancen persa u perket ceshtjeve te fleteve te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit te kaluar. Po ashtu zoti Rama ka folur edhe per zgjedhjet vendore dhe garen per kryeqytetin ku nuk e ka perjashtuar mundesine e kandidimit per nje mandat te katert. Po ai theksoi se vendi ndodhet afer zgjedhjeve te pergjithshme te parakohshme.
Ju keni bere keto dite nje oferte te re per zgjidhjen e krizes politike per procesin e transparences se zgjedhjeve te kaluara. A eshte e mundur ta kuptojme se nuk eshte kuptuar qarte se ku ndryshon kjo oferte e re nga te gjitha ato te vjetrat qe jane bere deri tani
Oferta e re nuk eshte bere keto dite eshte bere diten qe une se bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar socialist kemi shkuar ne tryezen e thirrur per reformen zgjedhore. I eshte lene ne tavoline kryetarit te qeverise se votave te vjedhura dhe i eshte thene ja ku eshte oferta jone per te zgjedhur krizen politike dhe per ti hapur rruge reformes zgjedhore qe nuk mund te behet pa zgjidhur krizen. Ne kete oferte te re qe eshte oferta per te ngritur komisionin hetimor parlamentar eshte vendosur e zeza mbi te bardhe ajo cfare shkruhet ne Rezoluten e Parlamentit Europian hetim i kutive te materialeve zgjedhore. Nuk ka asnje fjale per fletet e votimit dhe me pas une kam shpjeguar qe ne jemi teresisht te vetedijshem qe duhet te vazhdojme te perpiqemi per nje zgjidhje qe Sali Berisha nuk e do por qe shqiptareve dhe Shqiperise i duhet. Ne kete funksion ne kemi lene jashte kornizes se hetimit fletet e votimit. Nuk i kerkojme fletet e votimit per kete hetim qe besoj se e ploteson ne menyre konsiderueshme dhe te mjaftueshme per te nxjerre problemet e renda qe kane zgjedhjet ne Shqiperi me hetimin e kutive te materialeve zgjedhore.
Po por edhe zoti Patozi ka kthyer nje pergjigje edhe thote qe ne nje sistem demokratik asnje institucion nuk ka pushtet te pakufizuar dhe nuk mund te ndermarre nje hetim te pakufizuar. Ju keni hequr dore nga hetimi i pakufizuar
Po jua perseris ne oferten tone ne jemi te qarte. Gjithcka eshte e shkruar shume qarte. Duam te implementojme Rezoluten e PE-se duam te hetojme kutite e materialeve zgjedhore dhe jo fletet e votimit.
Jeni dakord qe nderkohe qe ju do te hetoni materialet zgjedhore fletet e votimit te digjen sipas nenit 178 pika 6 te Kodit Zgjedhor
Ne nuk japim asnje dakordesi per asgje qe ka te beje me nderhyrjen ne fletet e votimit. Por ne nuk i duam fletet e votimit per kete hetim dhe sigurisht qe do te mbajme qendrimin tone qe nuk kushtezon marredhenien me Parlamentin qe nuk mban krizen politike hapur por sigurisht dallon qarte modelin tone te berit gjerave me modelin e Sali Berishes.
Qe eshte...
Digj shkaterro derrmo pengo blloko sa te mundesh si te mundesh dhe ku te mundesh.
Zoti Berisha ua ka kerkuar me shkrim dhe me sa dime akoma nuk ua keni cuar kete qe konsideroni si oferte te re...
Zoti Berisha e ka oferten e re me shkrim dhe firmat e me shume se 30 deputeteve te PS-se. Ky eshte nje angazhim i marre publikisht dhe kjo eshte nje oferte qe ka marre dhe nje mbeshtetje aspak per tu neglizhuar sic eshte mbeshtetja per kete oferte nga vete komisioneri i Zgjerimi Shtefan Fyle.
Ju po kerkoni hetim te materialeve zgjedhore dhe nderkohe nuk kerkoni fletet per hetim per asgje por te mos digjen...
Jo jo. Ne nuk hyme fare ne kete ceshtje. Sigurisht nese duhet qe te themi fjalen tone ne do ta themi fjalen tone. Por kjo nuk do te thote qe ne kushtezojme cfaredo qofte me fletet e votimit.
Do ju jepen ne menyre hipotetike kutite e votimit do te filloni hetimin me shumice dhe kryesim te opozites ndersa fillon puna digjen fletet e votimit. Konsiderohet e zgjidhur sipas jush kriza pavaresisht se fletet e votimit do te digjen ju do te vazhdoni pune me materialet
Ne do te vazhdojme pune me hetimin pavaresisht se cfare ndodh me fletet. Por per ate qe ndodh me fletet ne do te themi fjalen tone qe do te thote se kjo nuk kushtezon qendrimin tone ndaj Parlamentit por ama sigurisht qe nuk jep dakordesine tone per nje gje eshte plotesisht e evitueshme.
Pra ju do te mbani qendrimin tuaj pavaresisht nese digjen apo jo fletet...
Sic e mbajme qendrimin tone per cdo ceshtje per te cilen nuk jemi dakord me Sali Berisha kjo eshte normale apo jo...
Pra kjo do ti dergohet me shkrim Sali Berishes sepse ka nje ndryshim qendrimi...
Cfare ti cojme me shkrim Ti cojme me shkrim Saliut qe shikoni madheri se ne rast se ju do ta beni kete makabritet ne do te vazhdojme te perunjur punen tone Cfare ti cojme me shkrim
Duhet te jemi te qarte sepse eshte shume e rendesishme kjo gje mund te jete artikulimi qe zgjidh krizen per te cilen kemi 1 vit e gjysme qe vijme verdalle.
Eshte artikulimi qe zgjidh krizen ne rast se Sali Berisha pranon qe me ne fund duhet ta zgjidhe krizen dhe ne rast se nuk vazhdon te beje ate qe thote dhe opinioni i Bashkimit Europian te tregoje mungese gatishmerie per tiu pergjigjur ofertave te PS-se eshte e thene ne opinionin e BE-se.
Une besoj te pakten nga ato qe kam degjuar disa here nga kryeministri qe ai kete oferte qe ju bete sot do ta pranoje...
Ne fakt kryeministri ka nje karakteristike te njohur qe po e tha fjalen nuk e ha asnjehere... Une di te them vetem kaq qe oferta e re eshte ne tavoline nuk i permban fletet e votimit.
Nese digjen fletet e votimit ju do te vazhdoni hetimin e materialeve zgjedhore do te mbani nje qendrim politik per to do te thoni fjalen tuaj kaq
Eshte e qarte si drita e diellit qe ne nuk i duam fletet e votimit.
As te ruhen
Nuk do te japim kurre dakordesine qe ato te digjen do te mbajme qendrimin tone sepse modeli yne na imponon nje qasje krejt tjeter ndaj ceshtjeve sado te koklavitura te vendit. Por kjo nuk do te kushtezoje qendrimin tone ndaj Parlamentit dhe nuk do te kushtoje ecurine e hetimit tone dhe nuk do te kushtezoje marredhenien tone me reformen e tryezes zgjedhore....
... Edhe nese digjen fletet e votimit ju do te vazhdoni marredhenien normale me Parlamentin do te merrni pjese ne reforma do te jepni votat pra nuk do te keni qendrim te kushtezuar pasi ajo varet nga qendrimi politik qe do te merrni rast pas rasti per ceshtje te ndryshme. Kjo eshte hera e pare qe artikulohet kaq e qarte.
Qendrimi yne ne rast se do te ndodhe keshtu sic thoni ju do te jete i ashper. Por politikisht i ashper dhe jo kushtezues.
Ok. Kriza u zgjidh.
Te shohim nese Saliu do te hape kutite e materialeve zgjedhore dhe pastaj do te themi u zgjidh kriza politike nderkohe qe kriza e demokracise kriza e Drejtesise kriza e ekonomise mbeten kriza per tu zgjidhur pas largimit te qeverise.
Kjo eshte histori tjeter. Keto jane betejat tuaja nuk jane betejat tona.
Kjo eshte fatkeqesia qe betejen e demokracise ju e konsideroni si nje beteje tonen nderkohe qe zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane themeli edhe per nje media te pakercenuar as nga shantazhet mbi pronaret dhe nga goditja e burimeve te tyre te financimit te medias sa here qe shfaqet profili kritik i medias se tyre as nga ryshfeti i pushtetit qe eshte po kaq kanoses sot sa ceshte dhe kercitja e dhembeve te pushtetit. Ne rast se ka ndonje pike aty ne opinionin e KE-se qe refuzon kerkesen e qeverise shqiptare per statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave eshte dhe pika per mediat e kercenuara dhe per lirine e kufizuar te tyre ne kushtet e nje Shqiperie qe ka probleme nga te katert anet....
Keni paralajmeruar me kohe mbajtjen e nje serie protestash nga ana e opozites. Deri tani nuk ka pasur nje kalendar keni pritur dicka apo kalendari eshte gati
Kalendari eshte ceshtje e brendshme organizative e jona protestat jane ne rrugen e zhvillimit te tyre.
Ka nje date per fillimin e protestave
Po cfare rendesie ka kjo Ne ditet ne vijim ne do te fillojme protestat si pjese e pandalshme e rruges sone per largimin e qeverise.
Brenda nentorit apo ne fillim te dhjetorit
Ne ditet ne vijim.
Keni premtuar qe ne shtator paralajmeruat protesta. Ka ndonje gje qe nuk shkon
Nuk ka asgje qe nuk shkon. Ne kemi ecur ne dy binare ne binarin e reagimit popullor dhe ne binarin e perpjekjeve per te zgjidhur krizen. Nderkohe kemi qene ne nje mendje qe perpara dy vendimeve te medha dhe te rendesishme per Shqiperine qe fatkeqesisht nuk rezultuan te dyja pozitive liberalizimi i vizave dhe statusi i kandidatit te mos zhvillojme protesta....
Ne prag eshte fushata elektorale per zgjedhjet e 8 majit 2011. Do te kandidoni per nje mandat te katert ne krye te Bashkise se Tiranes
Eshte shume heret per te folur per kete por eshte e sigurt se ne do te eksplorojme cdo kandidature potenciale edhe per Bashkine e Tiranes.
Ju e perjashtoni mundesine qe te jeni kandidat
Nuk e perjashtoj por as nuk e quaj nje fakt te mireqene qysh sot...
Keni permendur nje shqetesim ne lidhje me listat e zgjedhesve para disa ditesh ne lidhje me disa elemente te tjere qe lidhen me infrastrukturen elektorale. Ne thelb cili eshte shqetesimi juaj dhe a ka gjera konkrete ne kete shqetesim
I kemi bere prezente OSBE-se i kemi bere prezent perfaqesuesve te Bashkimit Europian qe financojne nje projekt per gjendjen civile dhe regjistrin elektronik te shtetasve qe monitorohet nga OSBE-ja shqetesimin tone per mungesen e transparences se ketij projekti dhe ne listat paraprake qe kemi filluar te marrim me vonese dhe jo ne te gjithe vendin kemi identifikuar probleme te renda te cilat do ti bejme publike ne ditet ne vijim.
Meqe ju permendet Bashkine dhe modelin tuaj qeverises duke qene se ju u moret nje pjese te ketij emisioni me ate qe ju konsideruat si modelin e keqqeverisjes nga maxhoranca. Ka pasur kritika ne adrese tuaj te cilat jeni munduar ti sqaroni edhe gjate mbledhjes se fundit te Asamblese se PS-se ne lidhje me zotin Dritan Avllaj ose sic njihet Tan Lepri. Cfare ju lidh me te
Kjo eshte nje ceshtje qe ka te beje me ate qe fola me pare me mbiprodhimin e makines se baltes ne kushtet kur ne kemi ekspozuar fakte dhe jo llafe prova jo shpifje per keqqeverisjen per shkak te korrupsionit dhe interesave teresisht korruptiv te oborrit te pushtetit. Faktikisht sic e kam shpjeguar publikisht dhe po jua rithem. Une kam plot miq e te njohur dhe nuk eshte hera e pare qe nje njeri i njohur i imi kthehet ne personazh te makines se baltes. Keni degjuar te tjere emra ne te shkuaren dhe do te degjoni me siguri te tjere ne te ardhmen sepse keshtu punon makina e baltes. Por pertej asaj qe ka te beje me personin ne fjale eshte i rendesishem fakti per te shpjeguar...
Eshte miku juaj
Eshte i njohuri im. Sic kam plot te njohur te tjere dhe dua ta theksoj shume qarte qe miqesite e mia me njerezit e njohur me te afert apo me te larget ne nje pune qe me ben qe te njoh shume njerez kurre nuk kane qene nje arsye qe une te ngre nje ure midis vetes dhe territorit te paligjshmerise per shkak te miqesive. Asnjehere.
Njohja juaj eshte per shkak se jeni kryetar Bashkie dhe ai eshte ndertues ne Tirane
Ai nuk eshte ndertues ne Tirane dhe njohja ime nuk ka asnje arsye qe te lidhet me gjithcka thuhet. Eshte nje njohje normale si me plot njerez te tjere...
Pavaresisht nese kandidoni apo jo per kryetarin e Bashkise se Tiranes si e konsideroni nje kandidature te mundshme te Lulzim Bashes nga PD-ja per kreun e Bashkise se Tiranes
Saliu i krehur dhe sigurisht me i ri.
Kjo seshte pergjigje...
Me shume nuk dua te them sepse skam me shume per te thene. Nje kopje si ato kukullat ruse qe hap te madhen dhe del e vogla. Saliu i krehur i ri dhe me nje buzeqeshje me te shtrire nga jugu ne veri.
Pak dite me pare zoti Nano ka shprehur ambicien per te qene President i Republikes. Kryeministri Berisha deklaroi se nuk do ta mbeshteste kete kandidature dhe te vetmit qe mund ta mbeshtesnit ishit ju pra PS-ja. A do te votoje PS-ja per Fatos Nanon president
Ne fakt Saliu thjesht tregoi se cfare detyre ka Fatosi ne kete konfiguracion qe te beje cte mundet per te krijuar sa me shume probleme ne kampin e opozites. Por pertej detyres qe Saliu i ka lene ose mendon se i ka lene dhe pertej gjithckaje tjeter qe e ben kete treshe kete monument te politikes se vjeter qe te jete i ndare ne tri zona te ndryshme por qe ne fakt konvergojne me njera-tjetren permes ketyre tri figurave Saliu Fatosi dhe Iliri. Te mos harrojme Ilirin edhe pse tani nuk ka me pike dyshimi eshte thjesht dhe vetem paterica e Saliut dhe asgje me shume se kaq. Une dua te them ketu me shume sinqeritet ate qe realisht ndiej pertej te gjithe ketyre dhe pertej politikes se dites kur e shoh Fatosin te katandisur ne ate gjendje kur e shoh Fatosin qe thote nuk e votova PS-ne nuk do ta votoj PS-ne kur e shoh te mikloje me te gjitha menyrat Saliun dhe Ilirin bashke kur e shoh te thote se tashme eshte shoferi i Ilirit ndiej keqardhje. Ndiej keqardhje dhe sinqerisht ndiej keqardhje per katandine e tij dhe per faktin qe nuk e ndihmoj dot dhe nuk di si ta ndihmoj dot.
Ju do te votoni nje kandidature tjeter apo do te mbeshtesni Bamir Topin per nje mandat te dyte
Kjo eshte nje ceshtje e vitit 2012. Ne sot jemi ne fund te vitit 2010. Midis se sotmes dhe asaj dite ne do te kemi zgjedhje te parakohshme.
Doja te beja nje pyetje per shitblerjen e deputeteve. A ka perfunduar merkatoja ka me levizje
Une kete pyetje e marr si fyerje.
Nese ju fyheni une e terheq ju kerkoj ndjese.
Faleminderit qe e terhoqet dhe tani po ju pergjigjem. Levizja e deputeteve nga radhet e shumices ne opozite nuk eshte asgje tjeter vecse nje vendimmarrje e tyre e lire ne kushtet kur per arsye te tyre refuzojne te rreshtohen me pushtetin. Nuk ka opozite aq me pak kjo opozite qe te mund te hyje ne nje gare blerjesh dhe ska arsye qe ta beje nje gje te tille. Nderkohe qe po. Pushteti blen. Mandati i se vetmes shprese qe eshte Partia Socialiste kushton sigurisht kushton.
Sa ka kushtuar mandati i Vangjel Tavos
Per fat te mire dhe per nderin dhe dinjitetin e atyre qindra mijera votuesve dhe atyre miliona shqiptareve qe duan nje Shqiperi tjeter nje shumice derrmuese absolute qe nuk e shet kete mandat pavaresisht se sa mund te jete cmimi qe ofrohet.
Tavo e shiti mandatin
Une kam neveri per aktin e Vangjel Tavos dhe nuk shoh asnje arsye per te thene me shume sesa fjalen neveri.
Zoti Bashkim Fino ne kete studio ka thene qe ai e shnderroi mandatin e tij ne nje tender. Perflitet se i ka kerkuar Partise Socialiste per te mos u larguar 2 milione ose 3 milione euro qe te mos largohet...
Bashkim Fino ka te drejte per kete dhe shume gjera te tjera.
Si do ta rrezoni qeverine dhe si do ta shkarkoni Jozefina Topallin Keni deklaruar se keni marre nje nisme per kete gje.
Qeveria ne nje demokraci sado e cunget te jete kjo demokraci sado jofunksionale te jete kjo demokraci nuk rrezohet por largohet. Qe do te thote se eshte vota ajo qe e largon qeverine.
Permes votes ne Parlament
Eshte vota ajo qe e largon qeverine dhe kudo ku ka vote per qeverine ka nje mundesi per te larguar qeverine.
Intervista eshte marre me shkurtime nga emisioni Ora e debatit
20 Nentor 2010