E Diel, 1 Nëntor 2026

Harasani: Blerjet e energjise, per interesa elektorale

Partia Socialiste denoncoi dje politiken e ndjekur nga KESH. Deputeti socialist, Andis Harasani, gjate nje komunikimi me mediet deklaroi se KESH justifikohet me remontet per te pasur kufizime te energjise elektrike. “Nuk eshte bere e qarte per publikun se ku dhe pse behen keto remonte ne linjat e transmetimit. Ne, ne Partine Socialiste, bashke me nje grup gazetaresh, qe jane ndermjetesit e politikes me publikun, bashke dhe me drejtues te KESH e te qeverise, jemi te gatshem te shkojme dhe te shohim te gjitha zonat ku behen keto remonte”, nenvizoi Harasani, lidhur me kete ceshtje. Nderkohe, qe deputeti socialist u ndal dhe ne nje tjeter moment, ate te blerjes se energjise. Sipas tij, Shqiperia po vazhdon te bleje energji me cmime shume te larta dhe pas kufizimeve mund te kete edhe interesa elektorale te Kryeministrit. “Kjo situate mund te kete vetem dy shpjegime, njeri me i rrezikshem dhe diabolik se tjetri, ose energjia ruhet dhe rezervohet per fushaten e ardhshme, qe Berisha te dale dhe te genjeje sipas vesit te tij qe mund t’i dale nga shpirti vetem pas pensionit te pritshem politik, se ka zgjidhur problemin e energjise elektrike, ose energjia qe paguhet dhe raportohet si e blere nuk vjen fare ne Shqiperi”, nenvizoi Harasani. Madje, po ne kete linje, ish-drejtuesi i KESH-it, ne kohen e qeverisjes socialiste, beri me dije se “ka dhe nje mundesi te trete, ekzistojne ne te njejten kohe dy mundesite e para”. Deputeti socialist nuk vonoi te hedhe edhe hije dyshimi mbi procesin qe do te coje ne privatizimin e divizionit te shperndarjes qe, sipas tij, po ndjek te njejten strategji si me kompanine “Armo”. “Cilat jane ato motive qe e detyrojne vendimmarrjen politike ne vend, qe edhe me KESH-in te sillet me te njejten strategji si me ARMO-n, e cila u trajtua si nje magazine e rendomte gozhdesh dhe patkonjsh, nderkohe qe ndermarrja ndodhej gjithashtu ne proces privatizimi, me vetedije ju la ne depozita mbi 20 mije tone nafte si inventar, a thua se askush ne kete vend nuk di te beje nje veprim te thjeshte aritmetik dhe nga shifra e shitjes se ARMO-s duhet te zbritet edhe vlera e ketyre 20 mije toneve nafte”, u shpreh Harasani gjate fjales se tij.

Vijon te jete prezent fenomeni i braktisjes se radheve te LSI


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›