Dokle: Afatit tonë, Berisha i dha përgjigje çoroditëse
“Ne i themi Kryeministrit dhe mazhorancës së tij që për sa kohë ka mundësi reflektimi dhe arsyetimi, të mbyllë poligonin enverist të luftës kundër opozitës. Gjuha e çoroditur dhe agresive as nuk e tremb dhe as nuk e shkurajon opozitën!”, theksoi Dokle.
Ai shtoi se opozita kërkoi zgjidhje të krizës së demokracisë e të shtetit të së drejtës me dialog dhe mirëkuptim, por një kërkesë të tillë, kryeministri i është përgjigjur me kërcënime.
“Opozita kërkoi zgjidhje të krizës së demokracisë e të shtetit të së drejtës me dialog dhe mirëkuptim- Kryeministri kërcënon me skemat e skenarët e krizës së vitit 1997 për shtypjen siç thoshte ai “me zjarr dhe hekur” të protestave popullore, për ngrirjen e buzëqeshjes së opozitës, për shkuljen e dhëmbëve me gjithë nofulla e të tjera kërcënime e absurditete të nxjerra nga arkivi i ndryshkur Stalinist”, vijoi Dokle gjatë një reagimi për mediat.