Rama: Raport ndërkombëtarëve për zgjedhjet
Rama ka theksuar se Partia Socialiste ka përgatitur një raport, të cilin do t’ua dërgoj ndërkombëtarëve për të gjitha mangësitë dhe problemet e hasura gjatë zgjedhjeve.
“Zgjedhjet ishin provë për demokracinë. Ato ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë. Zgjedhjet ishin kusht për ecurinë drejt BE-së”, theksoi Rama, ndërsa ka shtuar se qeveria ka pasur kohë për të siguruar standardet e tyre.
Rama tha më tej se Partia Socialiste do të ndërmarrë aksionet e saj për të bërë transparencës e procesit zgjedhor. "Do të përdorim çdo mjet demokratik për të zbardhur korrupsionin e zgjedhjeve. Kutitë e mbyllura nga rezultatet, ne nuk i konsiderojmë të mbyllura”-nënvizoi lideri socialist, i cili ka bërë një rezyme të zhvillimeve të djeshme në Asamblenë Kombëtare të kësaj partie.
Rama tha se Kuvendi nuk ka legjitimitetin e popullit, por ka shtuar se hetimi dhe “lufta” e opozitës do të zhvillohet atje. Kreu socialist ka shtuar se do të kërkohet komision parlamentare, sipas tij për të hetuar korrupsionin elektoral. Ai ka shtuar se partia e tij synon zgjedhje të parakohshme.