OSBE/ODIHR E nevojshme kryerja e reformes zgjedhore
Zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, priti sot një delegacion ekspertësh të OSBE-ODIHR, të kryesuar nga Jonathan Stonestreet.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi i problematikës kryesore dhe rekomandimeve të ofruara në Raportin e vlerësimit të zgjedhjeve të 8 Majit 2011, i hapave që duhet të ndërmerren për zbatimin e këtyre rekomandimeve, si dhe realizimi (me asistencë të ODIHR) i reformës së kuadrit ligjor zgjedhor, në vendin tonë.
Ministri Haxhinasto, pasi vlerësoi rolin e OSBE-ODHIR për kontributin e tij për pasqyrimin me realizëm dhe në mënyrë të balancuar e objektive, të problematikës së zhvillimit të procesit zgjedhor, 8 Maj 2011, theksoi nevojën e domosdoshmërisë së kryerjes së reformës zgjedhore, që do t’u paraprijë zgjedhjeve politike të vitit 2013.
Haxhinasto theksoi se ky do të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, me përfshirjen e të gjithë faktorit politik, grupeve të interesit, shoqërisë civile, etj., të cilët do të analizojnë e propozojnë zgjidhje për problemet e identifikuara dhe rekomandimet e bëra në Raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR-it.
Edhe Stonestreet nga ana e tij, pasi vlerësoi rolin e Ministrisë së Jashtme për bashkëpunimin dhe asistencën e ofruar në kryerjen e misionit të tyre, iu bashkua qëndrimit të Haxhinastos për nevojën e kryerjes së reformës zgjedhore.
Ai gjithashtu, shprehu gatishmërinë e OSBE/ODIHR-it për ndihmë të specializuar në kryerjen e kësaj reforme.
“Në fakt, në raportin tonë i referohemi vazhdimisht angazhimeve të OSBE-së dhe po ta lexoni me kujdes raportin, do të shihni që ne përcaktojmë pikat ku mendojmë se janë arritur këto angazhime dhe pikat e tjera ku mendojmë se nuk janë arritur këto angazhime.
Ju keni të drejtë në fakt kur thoni, se ne nuk kemi arritur një përfundim total për të thënë u arritën apo nuk u arritën standardet, titull që në fakt do të shkonte shumë në faqen e parë të një gazete.
Gjithsesi, ky është një proces dhe është shumë i rëndësishëm që të lexohet raporti si një i tërë dhe të përcaktohen nga ju vetë fushat ku duhet të merren hapa të rëndësishme”, tha ai mbi raportin për zgjedhjet.