Rama: Raporti i OSBE/ODIHR-it, gjendja demokratike në Shqipëri është kritike
Kryetari i PS-së: “Zgjedhjet e 28 qershorit nuk i përmbushën standardet”. Sipas Ramës, në raport flitet për cenimin e zgjedhjeve parlamentare
Eljona Ballhysa
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ndërsa ka komentuar dje raportin e OSBE/ODIHR-it, ka theksuar se demokracia në Shqipëri është në gjendje kritike. Duke iu referuar raportit të ndërkombëtarëve mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 28 qershorit, Rama ka bërë të ditur se zgjedhjet u cenuan dhe se PS-ja do të vazhdojë të mos i njohë ato deri në transparencën e plotë të procesit zgjedhor në vend. Sipas Ramës, raporti i ndërkombëtarëve në thelb paraqet të gjitha konstatimet e bëra nga Partia Socialiste dhe rezultati është se zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri nuk i përmbushën standardeve të kërkuara. Përsa i përket qëndrimit që do të vazhdojë të mbajë PS-ja, Rama tha se grupi i deputetëve të PS-së mund të kthehet shumë shpejt në Kuvend në rast se pranohet transparenca e zgjedhjeve.
Analiza
“Ne gjejmë në këtë raport një vlerësim konfirmues për analizat dhe qëndrimet tona lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit dhe për ne ky raport është një kambanë alarmi për gjendjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Në të gjithë ecurinë e leximit të raportit shprehet qartësisht ky cenim, duke filluar nga njehsimi i shtetit me pushtetin, te mungesa e transparencës, te pabarazia në garë, tek aksesi i pabarabartë në media, te përdorimi i errët i fondeve shtetërore, te kërcënimi i administratës dhe shndërrimi i saj në palë në zgjedhje dhe, mbi të gjitha, te procesi i keq dhe shumë i keq i numërimit të votave”, - është shprehur Rama. Sipas tij, vetëm konstatimi i fakteve që kanë të bëjnë më numërimin keq të fletëve të votimit në 1/3 e qendrave të votimit flet për një proces zgjedhor të cenuar. “Së pari, raporti përcakton qartë se nuk janë arritur standardet dhe, së dyti, ne kërkojmë transparencën pikërisht në atë pjesë të errët të procesit zgjedhor që ka të bëjë me numërimin e keq dhe shumë të keq të 1/3 së votave. Në një proces zgjedhor, i cili, përveç të tjerash, ka përfunduar edhe me një rezultat shumë të ngushtë, numërimi i keq dhe shumë i keq i 1/3 së votave nënkupton domosdoshmërish se minimalisht ka nevojë për transparencë, minimalisht ka nevojë për një evidentim të gjithçkaje që gjendet e mbyllur në errësirën e kutive të dyshuara”, - është shprehur Rama, ndërsa ka shprehur bindjen se nuk mund të ketë zgjedhje të standardeve demokratike në Shqipëri pa bërë më parë transparencën e plotë të këtij procesi. Në fjalën e tij vlerësoi kontributin që PS-ja dha në zgjedhjet e 28 qershorit, në konsensusin për hartimin e Kodit Zgjedhor dhe në qëndrimin që mbajti si para, ashtu dhe pas procesit zgjedhor, vlerësime këto të konstatuara edhe në raportin e OSBE/ODIHR-it.
Bojkoti
Duke iu referuar raportit të ndërkombëtarëve Rama përsëriti kushtëzimin që PS-ja i bën maxhorancës për rikthimin në Kuvend, që është transparenca e zgjedhjeve.
“Ne sot ripërsërisim, bazuar edhe në raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR-it, se qëndrimi ynë i kushtëzuar ndaj Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit është rruga ku kalon transparenca e domosdoshme për gjithçka ka mbetur e errët dhe për gjithçka fshihet nga ato kuti votimi dhe materiale zgjedhore që janë pjesë e konstatimit se në 1/3 e qendrave është numëruar keq dhe shumë keq. Unë flas për zgjedhjet e 28 qershorit dhe flas për gjithçka na shqetëson lidhur me esencën e një procesi, i cili, për fat të keq, u cenua dhe fatkeqësisht ka prodhuar një Parlament me legjitimitet të cunguar, nga ku do të dali një qeveri po ashtu me legjitimitet të cunguar. Ajo që është në interesin e të gjithëve, që është në interesin e qytetarëve të këtij vendi dhe që ka të bëjë me cilësinë e lirisë dhe demokracisë në këtë vend, është që të bëhet transparencë e plotë. Hapja e kutive të votimit dhe e materialeve zgjedhore, për të cilat ka pretendime apo dyshime, është një normë demokratike që duhet të vendoset në Shqipëri”, - është shprehur Rama.
16 Shtator 2009