E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Raporti i SHBA, një flakërimësyve pushtetit të korruptuar

TIRANE - "Raporti i Departamentit të Shtetit, një flakërimë syve të pushtetit të korruptuar, që po rrënon Shqipërinë!Ky pushtet është një turp kombëtar".

Me të tilla fjalë ka reaguar në FB, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, menjëherë pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kryetari i PS-së duket se tani ka një armë më shumë për të përdorur si argument në fushatën e tij elektorale. Shumë nga çështjet e ngritura nga opozita, veçanërisht ato të lidhura me korrupsionin, vrasjet e 21 janarit dhe së fundi, edhe të KQZ-së, nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së SHBA-së dhe janë përfshirë në raport.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›