Intervista/ Nard Koka: Berishanuk e di çfarë është ngjala
Të tjera rreth shkrimit Saliu: Kontrabandisti pagëzoi PS-LSI VIDEO/Deklarata e Berishës dje në Gjirokastër Koka për TVA1 REPORT: Eshte bërë si Ver Llapa Intervistën e plotë mund ta lexoni në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.04.2013
TIRANE - Nard Koka, biznesmeni durrsak është kthyer në personazhin më të lakuar për kryeministrin Sali Berisha. E ka arrestuar policia në shtator 2005, ditën kur Berisha votëbesohej në Kuvend. Akuzat për kontrabandë cigaresh nuk u vërtetuan dhe ai doli shumë shpejt jashtë burgut.
Sot Berisha e akuzon si kumbarin e lidhjes Rama-Meta, por Koka, flet për gjendjen e Shqipërisë në intervistën për Shqiptarja.com: si vuan biznesi në vend; pse e akuzon Sali Berisha; çfarë duhet të bëjë kryeministri, i fundit “diktator” sipas tij në Ballkan, dhe cilat janë njohjet e tij politike.
Në asnjë rast nuk e mohon se ka një lloj ndikimi, apo influence në afrimin Rama-Meta, por, sipas tij, kjo ishte një kërkesë e kohës, jo e një individi të posaçëm sikurse Nard Koka. Sipas Kokës, Berisha do të banalizojë një moment historik, por do të flasë ndryshe, kur shqiptarët ta bojkotojnë në masë në 23 qershor, me një votë mbarëpopullore.
E dëgjuat Berishën sot, (dje) foli seriozisht për ju edhe njëherë për ju me akuza të ashpra për kryekontrabandist. Je ti një kryekontrabandist?
-Që Berisha ta verifikoj, nëse jam, ose nuk jam kontrabandist, ka rastin më të mirë sepse ka aleatin e vet, Shpëtimin (Idrizin), në koalicion. Me sa kam marrë vesh, e ka ndarë me Shpëtim Idrizin. Shpëtimi tani është në koalicion me Saliun dhe ai ka qenë drejtor i përgjithshëm i doganave dhe në atë moment kur mua më akuzonin për kontrabandë dhe nuk e di nëse dikush tjetër përveç Shpëtimit mund t’ia sqarojë më mirë nëse jam unë kontrabandist, apo të tjerë që ai i ka miq .
Intervistën e plotë mund ta lexoni në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.04.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)