Rama: Shqipëria e gjunjëzuarnga rrëmbimi i pushtetit
Të tjera rreth shkrimit Meta:Pushtetet në duart e Saliut, problem Raporti i DASH: Korrupsion kudo, KQZ partiake
TIRANE- Një ditë pas publikimit të raportit të DASH, kryetari i PS-së deklaron se Shqipëria është e gjunjëzuar si pasojë e rrëmbimit të pushtetit nga duart e popullit në duart e një partie familjare.
Rama e vlerësoi raportin e DASH “një raport drithërues, pasqyrë e realitetit që e jetojmë përditë, por që përmes raportit të DASH nuk e shohim vetëm ne por mbarë bota
“Një raport drithërues për Shqipërinë. Një pasqyrë e realitetit që e jetojmë përditë, por që përmes raportit të DASH nuk e shohim vetëm ne por mbarë bota, dhe në atë pasqyrë Shqipëria duket një vend që nuk nderon asnjë prej nesh. Një vend I turpëruar për shkak të një pushteti i cili siç thotë DASH , i korrupsionit të pandalur në çdo pjesë të qeverisë, i institucioneve skajshmërisht partiake të shtetit, përfshirë edhe KQZ që pengojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën demokratike të vendit. “- tha Rama.
RAMA: DEKRETI I PRESIDENTIT PROVE E RREMBIMIT TE PUSHTETIT NGA PARTI FAMILJARE
Për Ramën një provë e rrëmbimit të pushtetit nga partia familjare u dha pikërisht dje nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, duke iu referuar dekretimit për postin e Gjykatësit të Lartë të Tom Ndrecës, plot 2 vjet pasi shpalli Lulzim Bashën kryetar të Bashkisë së Tiranës.
“Po dje paralelisht presidenti dha një tjetër provë të faktit rrënqethës se Shqipëria është e gjunjëzuar si pasojë e rrëmbimit të pushtetit nga duart e popullit në duart e një partie familjare. Propozoi për të çuar në Gjykatën e Lartë njërin nga grabitësit e mandatit të popullit në 8 maj 2011. Ndërkohë se kuptoj pse i bënë këtë padrejtësi të madhe Sashenkës, pse nuk e çojnë Sashenkën, kërkojmë që të shkojë dhe Sashenka, kështu garantohet dhe barazia gjinore turp që ska më turp”- tha Rama,
Duke iu referuar raportit “The Economist” ku rendit Shqipërinë në mes të vendeve me demokraci hibride, Rama rendit dhe arsyet përse Shqipëria është në këtë post.
"Kemi karagjozin më të dhunshëm në krye të qeverisë. Ka ndërtuar një parti familjare, ka një oborr të korruptuarish, polici e krahinarizuar Pushtet gjyqësor i korruptuar"- tha Rama.
Partia Socialiste prezantoi sot në Berat programin "Për një Rilindje shqiptare". Me një video prezantuese, janë prekur thuajse të gjitha fushat dhe fokusi u vendos tek papunësia, varfëria, pabarazia, media e lirë, arti , sporti , liria e fjalës dhe premtimet për ndryshim të PS.
(sg/shqiptarja.com)