Meta: Berisha ka përqëndruar pushtetet në duar, problem
TIRANE- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta thotë se Partia Demokratike e drejtuar nga Kryeministri Berisha, me të cilin ishte në koalicion qeverisës për 4 vite, ka përqëndruar pushtetet në duart e saj dhe ky është një problem.
Nga Lezha, ku ndodhej për të prezantuar si kandidate për deputete bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi shprehu keqardhje ndaj liderit të PD-së i cili ka degraduar gjuhën politike.
“Problem kryesor përqëndrimi i pushtetit në duar të PD , gjithashtu degradimi i gjuhës politik nga përfaqësuesit më të lartë të PD.”- tha Meta.
Meta u shpreh i bindur se në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit e majta do të ketë një fitore plebishitare.
“ Shqipëria nuk mundet të jetë e ndarë, më 24 qershor do të ketë marrje përgjegjësie dhe bashkëpunimi me institucionet pas fitores plebishitare.”
Meta foli dhe për manipulimin e deklaratës së zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit Jonathan Moore nga kompania lotuese “Podesta”
Duke u ndalur tek deklarata e Berishës dje se Rama kërkon të shtyjë zgjedhjet, Meta u përgjigj se “Nuk duam të bojkotojmë apo të shtyjmë zgjedhjet, duam t’i afrojmë.”
vijon