Tiranë, pranga dy personave për plagosje

Fillimisht u arrestua në flagrancë shtetasi Sokol Skënder Domi, 23 vjeç, banues në Shkozë Tiranë.
Arrestimi i tij u krye sepse dyshohet se më datë 14 dhjetor 2010, rreth orës 17.00’, në Shkozë, në ambientet e një lokal “Internet” në pronësi të një shtetasi, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë të ftohtë thikë, shtetasin Forcim Lita, 18-vjeç, me banim në Shkozë. Ndërkohë, mbrëmë u arrestua shtetasi Olsi Albert Karagjozi, 36 vjeç, banues në Laprakë.
Ky shtetas, mbrëmë është shpallur në kërkim për veprën penale të “Vrasjes me dashje”, e mbetur në tentativë. Ky shtetas mbrëmë rreth orës 20.35’, në rrugën “Pandi Dardha” në Tiranë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, duke e plagosur, shtetasin Alfred Guçe, 36-vjeç, banues në Laprakë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë. /S.Ll/Start/
2010-12-17 14:08
[