Helena Kadare, lufta per "ruajtjen" e virgjerise
Bashkeshortja e Ismail Kadarese, Helena ne cdo kapitull zbulon njohjet e saj me Is, bashkejetesen, kundershtimet e familjes, lufta per "ruajtjen" e virgjerise si dhe "tradhtine" e pare ne bashkejetese. Ne nje rrefim te mbushur plot me ngjarje, takime, te fshehta te perbashketa, tradhti te supozuara bashkeshortore rrefehen ne librin me kujtime te Helena Kadarese, "Kohe e pamjaftueshme" qe kemi shkeputur per ta sjelle per lexuesin. "Kohe e pamjaftueshme" vjen si botim i Shtepise Botuese Onufri.
Dimri dhe pranvera e vitit 1962 ishin stinet tona te para te dashurise. Takimet tona zgjasnin me ore te tera, zakonisht pasditeve. Ne fillim me vinte shume zor kur njerezit e shtepise se tij me shikonin tek futesha ne dhome, ku mbylleshim gjer ne mbremje. Por pastaj, duke pare se ai s'cante kryet per asnjeri, e sidomos, duke u mesuar dalengadale me zakonet e cuditshme te shtepise se Kadarenjve, ndrojtja sikur po me dilte. Ate qe kishte qene per vite me radhe idhulli im, po e zbuloja teresisht, me trup e me shpirt. Ne raste te tilla (sic arrita me pas te mesoja me gjithfare librash me kujtime), pas njohjes se afert krijohej shpesh zhgenjimi. Dhe kjo ishte e natyrshme perderisa ishte e veshtire qe njeriu konkret ta perballonte idhullin e perfytyruar prej fantazise se ndezur vajzerore.
Shume shpejt kuptova se me Is jo vetem s'provoja zhgenjim, por gati-gati po ndodhte e kunderta. Sa i afert, i kuptueshem e i prekshem me dukej nje dite, aq i larget e i pakapshem me ngjante nje dite tjeter. Humori i tij ndryshonte ne menyre te paparashikuar e te rrezikshme. Kishte caste qe ishte i embel, pa korrace, i zbuluar dhe naiv si adoleshent, por pas nje ore ti kishe perpara nje qenie tjeter. Ne raste te tilla behej i pameshirshem dhe i padurueshem. Nuk thyhej nga asgje dhe nuk jepte shpjegime. Nuk i benin pershtypje lotet, madje me dukej se egersohej prej tyre me keq.
Natyren e tij te veshtire ai filloi ta shfaqte perhere e me shpesh. Meri.L se ciles i tregoja gjithcka, me tha nje dite se dyshonte se mos ishte tip sunduesi. Megjithate edhe pse ja numeronim te dyja te gjitha keto te keqija te padegjuara, nuk me shkoi asnjehere mendja per shkeputje. Turbull e ndjeja se ajo ane e veshtire e karakterit qe kishte bente pjese ne sharmin e tij dhe, sido qe te behej, ai s'mund te ishte dot ndryshe. Nganjehere pas ndonje grindje shkaktuar per shkaqe krejt absurde, thosha me vete: ja, do kaloje edhe kjo stuhi dhe ai ka per tu qetesuar. Por nervozizmi i tij perseritej ne menyre te pashpjegueshme.
-ti me siguri mendon se lidhja jone do te jete e perhershme, besnikeria, fejesa apo tralalat e tjera, -me tha nje dite.
-s'kujtoj asgje, -i thashe e vendosur. Ishte nje rast i rralle qe po i beja balle furise se tij.
-E c'kujton atehere?
-Asgje, -ju pergjigja.
Kjo vendosmeri nuk ishte e rastit. Ne te vertete e kisha mbledhur mendjen se me kete njeri ishte e pamundur te beje plane per jeten. Doja te kisha vec nje femije prej tij, te cilin do ta rritnim bashke me Meri.L. (Ne do te jemi tere jeten mikesha te pandara dhe, ne qofte se do te kesh nje femije me te, kemi per ta rritur bashke, me perseriste Meri. L kur me shihte te coroditur). Sa per gjerat e tjera perpiqesha te mos i mendoja. Nderkaq, nervozizmi i tij sa vinte e behej proverbial. Flisnim rralle per politike, por nje dite, nga nje hollesi qe tani s'me kujtohet, me shkoi mendja se nervozizmi tek ai lidhej me nje tjeter gje, me te madhe gje qe e kishte kapluar si ethe tere vendin. E dhene pas dashurise, kisha qene e pavemendshme ndaj asaj qe po ndodhte perreth. Vendi po kalonte nje periudhe te pazakonshme. Ne kete kohe shkeputja nga kampi socialist po behej perfundimtare. Nderkaq, mundesit e para per nje lidhje me Perendimin po binin.
Pas nje periudhe zbutje, si rezultat i se ciles shkrimtaret e rinj kishin marre fryme pak me lirisht, rripi po shtrengohej perseri. Is bashke me Fatos Arapain, Dritero Agollin dhe te tjere ishin ne shenje te goditjes se shkrimtareve konservatore. Kritikat ishin te renda. I akuzonin per moderniste, kozmopolite, imorale. Por dhe Is me shoket e tij ishin te paket. Arroganca e tyre kunder konservatoreve dhe sidomos talljet e hidhura ne shty qarkullonin goje me goje neper Tirane.
Ne kete sfond plot me nervozizem dhe ankth, pasditet tona te dashurise ne apartamentin e tij beheshin me te embla. Atje zbulova se te qetesoje njeriun e dashur me perkedhelje ne nje kohe te veshtire, kur atij nuk i vene punet mire, kishte nje shije te vecante, teper te vecante. Vec kesaj kjo i shkonte me se miri natyres time te bute dhe poetike me shume se cdo gje tjeter.
Jeta jone do te ishte e mbushur me kercenime dhe ai do te gjendej shpesh ne situata te veshtira, por kercenimi dhe rreziku do te beheshin aq shume pjese e jetes sone, saqe dashuria, gjithe pjeset perberese te saj, duke perfshire edhe marredheniet trupore, do te merrnin shijen djegese te saj. Por atehere, ne pranveren e pare te lidhjes sone, e parevoje keto gjera i ndjeja fare turbullt. Rrinim pra, si dhe me pare me ore te tera ne dhomen e tij, dy dritaret e se viles binin ne rruget ku kryqezoheshin, ate te Unazes dhe te Rruges se kavajas. Rrinim, pra, pasditeve nen ndricimin e kursyer te grilave, si te perpiqeshim te harronim boten. E ndieja se si perhere e me teper ai po lidhej me gjithcka timen dhe, edhe pse nuk e thoshte, me pelqente shume ta mendoja. Nje dite sic me kishte premtuar, me tregoi filmin qe kishte xhiruar ne Moske. Ngjante gati-gati si film i vertete. Niste me gjenerike si gjithe filmat e kinemase: "Smillfilms paraqet kujtimet e Moskes, prodhuar me 1960, ne Moske".
Fillimi ishte me se i cuditshem. Skena te gezueshme ne hyrjet e metrove. Nje vajze qe vinte drejt tij ne takim, duke ja bere me dore midis turmes, e ngazellyer qe ai po e filmonte. Nje tjeter vajze me pas, pastaj nje tjeter. Shumica bionde dhe te qeshura. Kishte pastaj skena ne dhome. Disa erotike. Filmi me beri kureshtare, te shikoja canten ku mbante sendet e Moskes: dritaret, korrespondencen, pusullat e shkurtra, bllokun e telefonave. Me pelqente ti germoja sidomos kur ai me linte vetem pasi ai ma kishte dhene lejen per nje gje te tille.
I shfletoja ate me nje ndjenje te papercaktuar. Kureshtja perzihej padyshim me xhelozine, ndonese e mbysja ate duke ja mbushur mendjen vetes se skisha ansje te drejte. Ato histori ishin te kohes kur ne nuk ishin njohur bashke, dhe pervec te tjerash te gjithe ato vajza maskovite , ato Ljuba, Ana, Svjeta, Llora dhe Zhana sihin tani larg, te ndara prej tij, jo vetem nga hapesira tremijekilometershe por edhe nga prerja perfundimtare e cdo marredhenie midis Shqiperise dhe Bashkimit Sovjetik.
Duke shfletuar ato shenime, per here te pare kuptova se sa naive dhe e kote ishte te kerkoje nje lidhje te drejtperdrejte te jetes se krijuesit me vepren e tij. Lidhja, padyshim, ekzistonte, por ajo, duke kaluar neper makinerite e krijimit, tjetersohej kaq forte sa qe mund te corodiste krejt.
Vendin kryesor ne ditarin e tij e zinin gjithmone vajzat, nderrimi i te cilave disa here merrte ngjyrime groteske.
"6 mars 1960. akoma ngrice e bardhe dhe pranveres spo i duket gjurma. S'me besohet qe ne janar isha ne Shqiperi. gjendje shpirterore aerodromesh. Kur u ktheva qendruam ne Budapest se ishte kohe e keqe ne Moske...do me ngelet gjate ne kujtese Svjetllana Caftman. E njoha dje rastesisht dhe shkuam ne kafe "Metropol". Pime, dancuam, desh u rraha me disa huligane per shkak te saj. Pastaj taksi, koke ne supe, te puthura te dera. Eshte e mrekullueshme, bionde e bukur si artiste. Sonte takohem me te prape. Pothuajse e dashuroj...jo e dashuroj vertete, dreqi ta marre. Studente e viti I universitet. Sonte ora 7 metro Novoslobodskaja, u telefonua)
7 mars sonte ajo u be e imja. Naten".
Fluturime te tilla nga nje pasion e tjetri, shoqeruar me fjalet klishe, dje doja X, po sot dua Y. Me lane nje pershtypje te pakendshme. S'ishte vetem formimi im moral, me dukej se dicka nuk shkonte me natyren e tij pergjithesisht te rende.
Nuk e kisha hic te lehte t'ia thosha pershtypjen jo te mire qe me kishte lene ditari, aq me teper se ai mund ta interpretonte si ndjenje xhelozie, por ai doli perpara dhe me nje buzeqeshje te qete me tha: "Tu duka si karafil?". Atehere i thashe haptas cmendoja. Ai me degjoi pa bere asgje dhe jo vetem me dha te drejte plotesisht, por shkoi dhe me larg. Me pohoi se kishte qene koleksionist, semundje e njohur, sipas tij, qe i kapte studentet shqiptare qe shkonin ne Bashkimin Sovjetik.
Helena Kadare, gjykimi i lidhjes sime me Is dhe "ruajtja" e virgjerise
Ajo qe i trembesha me shume se cdo gjeje tjeter dhe qe njekohesisht ishte tmerri me i madh per familjen time" lidhja ime me Is, per fat te keq u zbulua. Mos gjetjet e shpeshta ne konvikt nga ana e tim vellai, kur ai vinte e me kerkonte pasditeve, por me shume nje leter anonime e bere s'di se prej kujt, kishte qene, me sa dukej shkaku i gjithe kesaj. Pakti im me familjen, qe pas prishjes se fejeses do te "ruaja nderi", ishte shkelur. Familja ime, sipas mendesise se saj, kishte te drejte te quante bukeshkale dhe te pabese.
Alarmi qe u krijua ishte i paperfytyrueshem. Pasi me thirren me ngut ne Elbasan, erdhen te gjithe ne Tirane, ne shtepine e gjyshit ne menyre qe j vetem prinderit, por krejt fisi i bere bllok, te me gjykonte. Ata e quanin Is te rrezikshem, aventurier, joserioz dhe sidomos imoral. Sipas mendesise se tyre, endrra per te pasur nje dhender solid, mundesisht doktor, apo inxhinier (i fejuari im kishte qene i tille), ishte hedhur ne ere, sepse Is ishte dicka qe s'perputhej gjekundi me shijet e tyre. Ne shtepine e gjyshit vazhdonin trysnite dhe kercenimet. Kercenimi i pare ishte natyrisht heqja nga universiteti dhe kthimi ne Elbasan, gje shume e lehte per te, sepse mbahesha me burse nga babi. Te tjera, ngaqe me dukeshin te parendesishme, si mbaj mend. Mjaftonte e para qe te me thyente ne mes. Kerkesa e tyre ishte prishja e lidhjes sime me Is. Per fatin tim te keq, ne prag te prishjes se fejeses, i kisha pohuar intimisht tezes sime se s'kisha pasur asnje marredhenie trupore me te fejuarin. E gezuar, ajo kishte perdorur kete si argument te prinderit e mi, per te lehtesuar brengen e tyre per kete ndarje. ( epo shyqyr, kishin thene me ne fund. Vajza na ka mbetur e paster).
Nuk ma merrte mendja se pikerisht kjo gje do te kthehej tani kunder meje. Meqenese kisha mbetur "e tille" gjate kohes se fejeses, ishin bindur se isha ende e virgjer dhe kjo e shtonte me shume tmerrin dhe kujdesin e tyre. Njeri nga dajat e miulurinte here pas here: Ai nuk te do ty. Ai ka hallin te te marre "xhevahirin". Trysnia ishte sa e rende aq dhe groteske. "Humbja e xhevahirit ( pra virgjerise) ishte ne gojen e te gjitheve. Sipas tyre qellimi i aventurierit ishte marrja e tij!
Enigma e ardhjes ne Elbasan...
Is mberriti pasdite vone. Mund te ngjante me cdo gje, po kursesi me djalin qe vjne tu shpall prinderve te vajzes qellimet serioze. Nuk ngjante as me ndonje skifter te zbutur, perkundrazi. Me nje shperfillje, qe sishte e veshtire per te, i dha doren tim eti dhe po aq pa vemnedje takoi nenen. Mua me takoi normalisht. Kur nga oborri hyme brenda, ai la canten e udhetimit mbi nje ndenjese dhe vazhdoi te fliste me mua sikur prinderit e mi te mos ishin aty. Ata veshtruan shume here njeri-tjetrin. Une siha si mbi gjemba. Si te kishte sjelle acarin e dimrit, ai e ngriu gjithcka. Iu pergjigj fare thate fjaleve dhe pyetjeve te miresjelljes "si jeni, si uhdetuat"?, pastaj nisi te hiqej se as ato nuk i degjonte me dhe nuk u pergjigj me tej. Ndjeja nje shtrngim ne gjoks. Per here te pare e kuptova se cgabim fatal kisha bere qe, si nje naive e pandreqshme, ia kisha sosur te gjitha ato qe kishin folur kunder tij ne fisin tim. E keqja ishte se nuk mund te sqaroja prinderit e mi: ai sillej kehstu, sepse eshte i fyer, sepse une si budallaqe ja kam thene gjithe sharjet tuaja.
Tradhtia e pare gjate bashkejeteses!
Nje pasdite tetori viti 1962 ishim bashke ne shtepine e tij kur nena e Is i thirri pas deres: ke nje telegram.
Ai u ngrit per ta marre, duke thene :"c'eshte ky telegram!", pastaj kur erdhi prape perbri meje, e hapi shkujdesshim. Nje grime me pas u perpoq ta paloste prape, por per fatin tim te keq ishte vone. Padashur ngaqe e kishte hapur para meje, syte me kishin kapur fjalet: "Sonte, me trenin e fundit. M".
-Nuk tha gje vetem u be i mendueshem ne fytyre.
-Telegram i keq?- e pyeta.
-Jo, -tha.
Midis te dyve u tendos nje heshtje torturuese, mallkova veten qe e kisha lexuar, kurse ai, ngaqe nuk e dinte kete, mu duk se rrinte mendueshem. Po binte mbremja. Ai u perpoq te behej prape i gjalle si me pare, por ngaqe gjeja me e veshtire per te ne kete bote ishte te hiqej i qete apo i gezuar kur nuk ishte i tille, nuk arriti dot. Ne mendje me kishin ngelur si gozhde fjalet: "sonte me trenin e fundit".
Ai me pyeti: C'ke? Pastaj vazhduan fjalet parazitare, me te keqijat qe mund te perdoren ne keto raste. Skam gje. Ke dicka, po se thua. Jo, s'kam gje. Ne qofte se ke ti vete...
Kjo u perserit disa here. Humori i te dyve ishte keq e mos me keq. Me ne fund nuk durova me dhe shpertheva: Mos kujto se mund te sillesh si te duash me mua. Dhe mos kujto se si kuptoj ato qe ben. Sapo more telegramin, te nderroi fytyra. Dhe hiqesh sikur s'ka ndodhur gje. S'te dija per te tille.
Keto ishin pak a shume fjalet qe i thashe. Ai me veshtroi me njefare habie. Kerkoi telegramin, shau neper dhembe, gjersa e gjeti dhe pastaj ma zgjati: lexoje, meqe te paska mbetur mendja. Une i hoqa syte. Nuk dua ta lexoj. Ai nguli kembe: do ta lexosh se s'ben. Je e detyruar.
Kujtoja se kembengulja e tij tregonte se donte te dilte i lare nga kjo histori! Por c'te shohe! Telegrami ishte ashtu sic kisha dyshuar ne fillim: i keq. Ajo M e ftonte ne shtepi me trenin e fundit, ne Durres.
E revoltuar u ngrita dhe fillova te vishesha. Ai me veshtronte, pa ditur c'te thoshte, pastaj vuri gishtin ne temtha, si te thoshte: ke luajtur nga mendja?
Ke luajtur ti i thashe, dhe ia plasa te qarit. Me la sa u vesha, pastaj me ze te qete tha: s'te marr vesh. Pse nuk pyet njehere c'eshte kjo M ose ky M? C'eshte ky telegram? C'kuptim ka kjo ftese?
S'ka nevoje te pyes, u pergjigja. Cdo gje eshte me se e qarte. Ai jepte ca si shpjegime, qe i degjoja gjysma-gjysma permes gulcit. Nje njohje e rastit perpara se te lidhej me mua...
Kisha mbaruar se veshuri dhe, megjithese zemerimi po me binte i thashe: po iki tani.
Tani ishte ai qe u zemeruar befas: Ik, s'te mban njeri me zor . Vec mendohu mire. E dija qe ishte pozicion te keq, se ndoshta po e katranosja fare qe po ikja, por s'ishte ne doren time qe ta mbaja veten. Ishte dicka qe kapercente jashte fuqive te mija. Rruges u pendova por ishte vone. Sapo mberrita ne konvikt ja tregova historine Meri.L. ajo me tha: ia paske bere mire. Por kur i tregova friken time se tani, per inatin tim mund te nisej vertete ne Durres, me dha te drejte.
Vrapuam deri ne poste per te telefonuar se kur nisej treni i fundit per ne Durres. Me pas Meri.L i ra numrit te shtepise. Doli Kukuja, motra. Is ishte aty por Meri.L e mbylli me vrap telefonin perpara se ajo ta therriste. Pak para orarit te nisjes se trenit te fundit, Meri i ra perseri. Doli ai vete. Meri ja mbylli repertorin gjithe gezim. Aty eshte tha, fituam. Kjo ishte "tradhtia" e tij e pare.