E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Referendumi absurd. Jemi dakord për imunitetet

Gazeta Shqip

21 janari – Sali Berisha, Kryeministri shqiptar i datës 21 janar 2011, do të duhet të rrëfehet para drejtësisë për gjakderdhjen e shkaktuar me armët e shtetit, me pasojë vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm

Çamët – Qeveria greke mund të mos dëgjojë dot të flitet fare për çështjen çame, deri në pikën sa të ndalojë në kufi një gazetar shqiptar që ka folur fare normalisht për historinë e çamëve

Selia rozë

Kreu i opozitës: Kushtetuta të ndryshojë edhe për garancinë e drejtësisë

Edi Rama, lideri i opozitës, ka zhvleftësuar politikisht dhe publikisht propozimin e mazhorancës për referendum mbi çështjen e imunitetit, duke e quajtur të pavlerë, pasi edhe PS-ja, por jo vetëm, është dakord, ndërkohë që i ka kujtuar kushtin se meqë po ndryshohet Kushtetuta (për imunitetin) të bëhet njëherë e mirë, duke miratuar edhe paketën e opozitës që përcakton garancinë parlamentare të 3/5-tave të Kuvendit për zgjedhjen e kryeprokurorit dhe krerëve të institucioneve parlamentare.

Imuniteti

Oferta e opozitës, e shprehur zyrtarisht nga lideri i saj Edi Rama, është përsëritur e përforcuar. Nëse Kryeministri ka qëllimin e statusit dhe jo të fajësimit të opozitës me çdo mjet e çmim, këtë çështje ne e zgjidhim në Parlament brenda shtatorit pa pikën e problemit. Mjaft që në tri javët që vijnë të kryejmë të gjithë diskutimin e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese që ne kemi propozuar dhe pastaj të votojmë. E përsëris që vota jonë është pro kufizimit të imunitetit. Në të kundërt, Saliu le të vazhdojë në rrugën e tij me ata që e dëgjojnë shurdhërisht e që e ndjekin pas verbërisht dhe me referendumin e tij, që nuk është asgjë tjetër përveçse një lojë pa top për të spostuar vëmendjen e publikut nga problemet reale të vendit dhe për ta tërhequr publikun në një rrugë pa krye, ku ne as kemi ndërmend të hyjmë. Pra Rama thekson se PS-ja do të votojë pro ndryshimit të Kushtetutës, vetëm nëse votohen së bashku edhe amendamentet e PS-së për drejtësinë. Në të kundërt, ska marrëveshje. Referendumin e ka cilësuar si një blof që nuk mund të realizohet thjesht me vullnetin e mazhorancës. Sipas Ramës, çështja e imunitetit quhet e ezauruar, pasi Majko dhe Paloka, si relatorë, kanë miratuar një draft konsensual, por lideri i PS-së thekson se qëndrimi i opozitës është që ndryshimet në Kushtetutë të bëhen edhe për reformën në drejtësi, ku ti jepet Kuvendit fuqia që i është marrë Presidentit, i cili tashmë zgjidhet vetëm me shumicë të thjeshtë. Ne e kemi thënë e rithënë qartë, dhe unë sot vetëm po e përsëris: Jemi pro kufizimit të imunitetit. Aq më tepër që ky që është miratuar është varianti ynë për ndryshimin kushtetues mbi imunitetin. Jemi gati ta votojmë sapo të mbyllet diskutimi edhe për ndryshimet e tjera kushtetuese të propozuara prej nesh, të cilat sjanë aspak kushte për të votuar ose jo imunitetin, po janë një vizion i yni për forcimin e sistemit të drejtësisë përmes një reforme kushtetuese, deklaroi Rama, në një deklaratë zyrtare për mediat.

Referendumi

Kreu i opozitës nuk ka bërë të ditur se cili do të jetë aksioni i

socialistëve nëse ligjërohet propozimi i referendumit për imunitetin, por e ka injoruar atë. Kjo e referendumit është një lojë pa top, është njësoj si ai noti me këmbë në tokë që bën Saliu çdo verë duke thyer rekorde. Nuk ka çduhet hiç një referendum për një çështje ku palët janë dakord dhe ku ska asnjë palë që kundërshton. Për më tepër, në kushtet kur flasim për heqjen e imunitetit në funksion të statusit që jepet ose refuzohet duke nisur nga tetori, ndërkohë që deri në tetor sbëhet dot asnjë lloj referendumi. Është e qartë pra, ne duam debatin për ndryshimet kushtetuese dhe votimin për imunitetin në Parlament brenda shtatorit, sepse duam ti japim statusit një shans në tetor. Ndërsa Saliu do lojën pa top të referendumit, sepse e di që ka dështuar me integrimin dhe do medoemos të fajësojë opozitën për fushatë elektorale, duke u hedhur hi syve sa më shumë shqiptarëve, nga ata që pamenduar qorrazi e ndjekin pas. Apo nga ata që pa reflektuar shurdhërish e dëgjojnë, deklaroi Rama.

Do të prishen kontratat e padrejta

Kush ka marrë favore të pamerituara përmes lidhjeve klienteliste e korruptive me Saliun apo ministrat e tij, duhet ta ketë të qartë se do ti kthejë publikut përmes arkës së shtetit atë që nuk i takon. Ne do të jemi shumë të hapur dhe të drejtpërdrejtë në këta 10 muaj që do të kërkojmë votën e shqiptarëve. Do të themi çfarë do të bëjmë dhe do të bëjmë çdo gjë që themi. Kështu do të tregojmë publikisht një për një edhe çfarë do të rishikojmë dhe si do ta rishikojmë në aspektin e privatizimeve, koncesioneve apo të drejtave të shfrytëzimit të pasurive publike për qëllim fitimi që janë dhënë në këta shtatë vjet.

Gati kryesia dhe Asambleja Kombëtare

Partia Socialiste pritet të thërrasë në ditën që vijojnë Kryesinë e Partisë Socialiste dhe Asamblenë e Përgjithshëm Kombëtare për të vendosur qëndrimin e opozitës në Kuvend për sezonin e ri, për të miratuar riorganizimin e partisë në kuadër të fushatës elektorale që do të nisë, por edhe për të nisur diskutimin për aleancat politike. Tri materiale kryesore do të përgatiten për tu miratuar nga forumet, ai për paketën kushtetuese, riorganizimin e të gjitha strukturave të Partisë Socialiste dhe nisjen e negociatave me aleatët për të krijuar koalicionin antiregjim.

Përgjigjja

21 janari? Fajtori para drejtësisë

Përgjigjja ndaj kërcënimit të Kryeministrit Berisha se kreu i PS-së do të jetë nën hetim për puçin ndaj shtetit më 21 janar, ka qenë e ashpër. Edi Rama ka bërë të ditur se si nazistët që janë përgjigjur për krimet pas shumë vitesh, e njëjta do të ndodhë dhe ndaj Berishës. E në fund dy fjalë për 21 janarin. E dëgjova Saliun që tha se shpirtrat e 4 të vdekurve kërkojnë drejtësi dhe përsëriti të njëjtat mizerabilitete që ka thënë qysh natën e 21 janarit. Ska dyshim se Presidenti shërbëtor që ka tanimë në Presidencë, shërbëtori që ka tanimë në krye të shërbimit sekret dhe vigjilja e zëvendësimit të Prokurores së Përgjithshme me një tjetër shërbëtor të tijin në krye të organit të akuzës, ia shtojnë epshin Saliut për ta kthyer edhe 21 janarin nga një krim mirëfilli të qeverisë së tij, në një krim të opozitës e të kundërshtarëve të tij. Unë skam përgjigje më të mirë për ti dhënë sot Saliut se sa ajo që i dha xhaxhai i të ndjerit Aleks Nika: Krimineli kthehet gjithnjë në vendin e krimit dhe ky kthim i Saliut tek 21 janari vetëm na kujton se përgjegjësi kryesor për ato vrasje është ende në karrigen e Kryeministrit të Shqipërisë. Por, nga ana tjetër, historia na kujton se e drejta që shpesh vonon po nuk harron, vendoset për krime të tilla edhe atëherë kur duket se krimi është harruar dhe pandëshkueshmëria është garantuar përgjithnjë për fajtorët. Vetëm para pak ditësh një tjetër përgjegjës për krimet e Luftës së Dytë Botërore u kap në strofullën ku fshihej prej 65 vjetësh e iu dorëzua drejtësisë. Kështu që Saliut do ti thosha sot që e kuptoj mirë pse i del kaq shpesh para syve fantazma e të vrarëve të 21 janarit, por nëse sot ai mund të kthehet i patrazuar në vendin e krimit, sepse e ka kthyer drejtësinë shqiptare në një fantazmë, nesër gjërat sdo të jenë njësoj. Dhe herët ose vonë ai, Sali Berisha, Kryeministri shqiptar i datës 21 janar 2011, do të duhet të rrëfehet para drejtësisë për gjakderdhjen e shkaktuar me armët e shtetit, me pasojë vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm. 21 janari është nj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›