E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Rezoluta e PE-së, alarmante për Shqipërinë

Pas gati tre ditësh, Rama reagoi ndaj rezolutës që nga maxhoranca u paraqit si sukses i madh për Shqipërinë. Lideri socialist njoftoi se po përgatitet një tjetër rezolutë, që sipas tij, situata në Shqipëri përshkruhet si pesimiste.

“Unë përshëndes Komisionin që e miratoi, por pikat e një projektrezolute që është në proces drejt seancës parlamentare të Parlamentit Evropian dhe që përbën një pasqyrë dramatike për situatën në Shqipëri, të përshkruar me gjuhën e politikës evropiane, janë alarmante”, u shpreh Rama. Ai shtoi se rezoluta kërkon zgjidhjen e krizës në Shqipëri dhe se për këtë duhet edhe transparenca e zgjedhjeve.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Rama reagoi edhe për votimin e mbrëmshëm në Kuvend për ndryshimin e rregullore, duke nënvizuar se me këtë vendim, maxhoranca i hoqi të drejtën e fshehtë të votës së opozitës. "Në Evropën ku ne duam të integrohemi, vota për zgjedhje personash është e fshehtë në parlament dhe është e drejtë e çdo deputeti fshehtësia e saj në shenjë të pëlqimit ose jo, kur votohet për emra të përveçëm", thotë Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›