Rama: “Saliu është njeriu që ka shpifur më shumë”

Kryesocialisti Edi Rama ka prezantuar sot ne Burrel kandidaten socialiste për këtë Bashki, zonja Adelina Farriçi.
Në fjalën e tij përballë qytetarëve të mbledhur me këtë rast, Rama vijoi sërish akuzat ndaj kryeministrit Sali Berisha, duke u ndalur në politikën e baltosjes dhe të korrupsionit, e cila nuk i lë udhë qytetarit të shprehë mendimin e tij.
Më tej, akuzat e kreut opozitar kanë qënë të ashpra, ndërsa thekson se Saliu, ankohet për sharje dhe shpifje ndërsa krejt e kundërta paraqitet, pasi “Saliu është njeriu që ka shpifur më shumë”. “Qeveria ka dalë nga vjedhja e votës. Vjedhja e votës, për të grabitur vendin. Ne bëjmë atë që premtojmë. Saliu të përgjigjet për çmimet e rritura”.
Rama akuzoi Berishën dhe politikën e djathtë, i cili e ka lënë Burrelin të varfër dhe të pazhvilluar, ndërsa shifra një miljon të papunë nuk është një shpifje.