E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Saliu gënjejn për rrëzimin e Nanos

Menjëherë pas deklaratave që ka bërë kreu i qeverisë në Durrës, se për të rrëzuar Fatos Nanon ka bashkëpunuar vite më parë me Edi Ramën, ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit. Duke shfrytëzuar sërish rrjetin social “Twitter”, kreu socialist e ka mohuar një gjë të tillë, ndërsa e ka quajtur kryeministrin Berisha si një gënjeshtar që nuk njeh kufij. “Unë punoja me Saliun për të rrëzuar Nanon? Aq sa ç’kam punuar me këtë rrenacak pa cak për të shkruar në libër se çfarë mendoj për Fatosin”, - shkruante dje në “Twitter” Rama. Lideri i opozitës gjithashtu ka ironizuar kundërshtarin e tij politik, duke u shprehur se ndjehej i keqardhur që lexues i librit të tij ishte dhe Berisha. “Është keqardhje të kesh një lexues të gjynahtë si Saliu që merret me librin gjithë ditën, por nuk thotë dot që e ka lexuar!” - shprehet më tej Rama, i cili prej ditësh ka nisur një tur promovimi të librit jo vetëm në qytetet kryesore të vendit, por edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Kështu, ai ditët e fundit qe në Kosovë dhe prej dy ditësh në Maqedoni. Në komentet e tij për vizitën e Berishës në Durrës, Rama nuk ka lënë pa komentuar edhe një deklaratë tjetër të kryeministrit dhe që ka lidhje me të ardhurat për frymë të shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›