Rama: Saliun do ta mbysin plehrat, trajton popullin si budalla
Pas rrëzimit të Dekretit të Presidentit për rishikimin e ligjit për riciklimin e plehrave nga Kuvendi, reagoi në faqen e tij të Twitter kryetari i PS-së Edi Rama.
Nëpërmjet një mesazhi në faqen e tij Rama shprehet se, Opozita importuaka plehra sipas Saliut! Vetëm kur të mbysin plehrat mund ta fyesh popullin tënd duke e trajtuar si budalla.
Ndërkohë që gjatë diskutimit të dekretit në Kuvend Kryeministri deklaroi se pas refuzimit të socialistëve për miratimin e këtij ligji, fshihen interesa mafioze. Ai theksoi se opozita po lufton kundër qeverisë.