Rama: Saliun e mundim pa Metën. Na duhet një moral i ri për mirëqeverisje
Share
(E PERDITESUAR)- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbledhur gjatë ditës së sotme të zgjedhurit e rinj të Asamblesë, me të cilët ka diskutuar për zgjedhjet e ardhshme. Mësohet se gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se PS i ka votat për të fituar zgjedhjet dhe nuk ka nevojë për gjysmat e Saliut.
Rama u tha anëtarëve të Asamblesë se e konsideron naive, për të mos thënë qesharake, që nga disa brenda PS të thuhet të bashkohemi edhe me Metën për të mundur Saliun!
Kjo është njësoj si të thuash se pa gjysmën e Saliut ne nuk e mundim dot Saliun, ndërkohë që PS dhe koalicioni i sotëm opozitar ka detyrimin ta largojë Saliun në radhë të parë me një moral të ri si garanci për mirëqeverisjen.