E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama promovon Kurban-in në Durrës: Libri duhet të flasë vetë për vetveten

Share

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ishte pasdite në qytetin e Durrësit ku promovoi librin e tij Kurbani. Radhë të gjata ishin krijuar për të marrë autografe e dedikime për librin. Rama u kërkoi lexuesve të tij që të krijojnë vetë opinionet e tyre për librin. Kënaqësi të jem bashkë me ju. Jam i kënaqur që shoh njerëz që i takoj për herë të parë falë librit. Libri duhet të flasë vetë për vetveten. Do lexoni atë që është shkruar. Nuk do krijoni opinionin e atyre që flasin jo prej librit, por prej autorit. Dua që kur të keni mbaruar rrugëtimin në libër të mos jeni mërzitur, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›