Rama: Sekretaret, kandidimi jo i garantuar
Oli Xhilaga
Ethet elektorale zene vend brenda radheve socialiste. Te qenit apo jo ne listen e kandidateve per deputete eshte simptoma e pare, dhe jo pak e rendesishme, qe
ka filluar te shfaqet ne mes gjirit roze. Madje, keto ethe shtohen me tej dhe kur vete kreu i PS-se, Edi Rama, paralajmeron perfaqesuesit socialiste se asnjeri prej tyre nuk mund ta kete te sigurt kandidaturen e tij, e kjo referuar sistemit zgjedhor te miratuar ne Kuvend.
Dy dite me pare, kreu socialist, Rama, mblodhi ne nje takim 12 sekretaret rajonale, te cilet do te fillojne punen per pergatitjen e strukturave per zgjedhjet e pergjithshme. Gjate ketij takimi, mesohet se Rama ka dhene udhezimet e tij per punen qe duhet te nisin keto sekretare se shpejti ne bazen e partise. Sipas ketyre udhezimeve, ata duhet te sqarojne gjithcka ne lidhje me sistemin e ri zgjedhor, i cili ka hyre ne fuqi tashme se bashku me ndryshimet e tjera kushtetuese. Por, burime prane ketij takimi, bene me dije se kryetari Rama ka paralajmeruar sekretaret qe asnjeri te mos jete i sigurt per perfaqesimin e tyre ne listen shume-emerore te kandidateve per deputete. "Me kete sistem qe do ngrihet nuk e ka te sigurt askush se do jete ne liste, secili duhet te mendoje te kontribuoje ne fitoren e partise", mesohet te jete shprehur Rama gjate ketij takimi, duke u kerkuar keshtu sekretareve qe te punojne fort, me qellim qe te sigurojne kandidaturat e tyre.
Analiza dhe testimi i detajuar ne te gjitha zonat elektorale do te jene dy shtyllat kryesore, mbi te cilat do te bazohet lista shume-emerore e kandidateve te PS-se per garen elektorale te 2009-es. Kapacitetet dhe perberja e seciles zone zgjedhore do te jene ne fokusin e analizave qe kupola roze do te zhvilloje pergjate gjithe periudhes paraelektorale, faze ne te cilen do te perzgjidhen dhe kandidatet potenciale, qe do te perfaqesojne Partine Socialiste ne konkurrimin per legjislativin e ardhshem. Keshtu, edhe pse ende nuk eshte vendosur konkretisht mbi strategjine qe do te aplikohet per kete ceshtje, burime prane selise roze bejne me dije se diskutimet e deritanishme jane te perqendruara ne keto dy piketa. Ne te gjitha keto zona do te kete nje vezhgim paraprak per perberjen e komuniteteve dhe komponentet qe mund te perthithen nga keto zona. Keshtu, pervec figurave aktuale te PS-se ne listen e kandidaturave do te kete dhe elemente te ri, duke u perpjekur qe te perfaqesohen denjesisht te gjithe banoret e nje komuniteti te caktuar. Kjo do te sjelle dhe kosto per ndonje emer te caktuar, aktualisht deputet i PS-se, gje e cila do te percillet me jo pak shqetesim brenda llojit, ashtu sikurse ndodhi dhe ne kohen e riorganizimit te kesaj partie.
Kryesia e deputetet ne baze
Anetaret e Kryesise se Partise Socialiste jane deleguar ne zona te ndryshme te vendit, per te vijuar tryezat e dialogimit mbi ceshtje te ndryshme, por dhe duke mobilizuar te gjitha strukturat drejtuese ne baze per pergatitjet, lidhur me fushaten elektorale, qe pritet te nise ne shtator te ketij viti.
Meta: Rama, mos pengo referendumin
Levizja Socialiste per Integrim vazhdon te kembengule ne mbajtjen e referendumit popullor per te kundershtuar ndryshimet kushtetuese. Kryetari i kesaj partie, Ilir Meta, ka theksuar dje edhe njehere qendrimin e LSI-se se "mbajtja e referendumit eshte nje e drejte legjitime qe i takon popullit dhe jo krereve te partive politike". Meta reagoi dhe ndaj deklaratave te PS-se, sipas te ciles, me dekretimin e ndryshimeve ne Kushtetute nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi, LSI nuk ka me hapesire ligjore per te kerkuar referendum per ndryshimet kushtetuese. "Nuk e kuptoj pse i shqeteson kaq shume ceshtja teknike se si mund te mbahet e te mos mbahet referendumi, kur ata i kane pasur te gjitha mundesite, sikurse ju e dini dhe une e kam ftuar vazhdimisht, edhe zotin Rama, edhe deputetet, qe te vinin dhe te kontribuonin per plotesimin e 28 firmave, si mundesia me e shpejte per mbajtjen e referendumit", vleresoi kryetari i LSI-se. Sipas tij, shume shpejt do te nisin procedurat per mbledhjen, jo te 50 mije firmave, por per mbledhjen e mbi 500 mije firmave te qytetareve shqiptare. "Sa me shume ata perpiqen te gjejne artifica per te penguar vullnetin e popullit shqiptar per t'u shprehur ne mbrojtje te asaj qe populli shqiptar ka vendosur ne vitin 1998, aq me shume firma do te mblidhen", u shpreh Meta.
O.XH