SHISH, 6 milione leke per pergjimin
Fatjona Mejdini
Sherbimi sekret merr fond shtese per te realizuar procesin e pergjimeve dhe transkriptimeve, pasi, me sa duket, deri me tani shqiptaret paskan qene jashte trajektores se tij. Qeveria i akordoi diten e djeshme Sherbimit Informativ te Shtetit nje fond prej 6 milione lekesh. Sipas relacionit, qe shoqeronte kete vendim, ky fond pritet te perdoret per pajisjen e transkriptimit te materialeve qe merren nga SHISH. Keshtu, me sa duket, prej kohesh punonjesit e ketij institucioni kane pasur veshtiresi ne punen e tyre, si pasoje kerkojne me domosdoshmeri rregullimin e pajisjes.
"Kryerja ne kohe e ketij investimi eshte ne interes te vazhdimesise normale te funksionimit te sistemit ne Qendren e Pergjimeve te Telekomunikimeve", theksohet nga perfaqesuesit e SHISH-it ne relacionin qe i bashkengjitet ketij vendimi. Po keshtu, ne relacion theksohet se ky fond shtese u kerkua pikerisht ne momentet kur kjo pajisje kishte filluar defektet dhe se gjate hartimit te buxhetit per kete institucion, ky defekt nuk kishte ndodhur dhe per pasoje nuk ishte mbajtur parasysh.
"Financimi i ketij investimi nuk mund te perballohet me buxhetin e SHISH-it te miratuar per vitin 2008, pasi me ligjin "Per buxhetin e shtetit, te vitit 2008" ne zerin e investimeve jane miratuar 20 milione leke, te cilat jane percaktuar me hollesi per zerat ku do te perdoren", theksohet ne relacionin e derguar ne Keshillin e Ministrave.
Ne Sherbimin Informativ Shteteror, prej vitit 2005 eshte ngritur dhe funksionon, rregullisht, Qendra e Pergjimeve te Telekomunikimeve, e pajisur me aparatura teknike dhe pajisje te tjera te blera dhe te instaluara nga shoqeri te huaja. Gjate ketyre viteve, per funksionimin dhe mirembajtjen e ketij sistemi jane kryer sherbimet e nevojshme vjetore nga kjo shoqeri, me nje kosto totale rreth 70 milione leke, por pa arritur t'i behet nje rinovim thelbesor, ne pjeset fizike dhe teknologjine te sistemit. Aktualisht sistemi ka filluar te shfaqe probleme, duke ndikuar negativisht ne serverat kryesore te tij, si dhe ne rrjetin e operatoreve, qe punojne ne terminalet e transkriptimit. Per te eliminuar keto probleme nga Sherbimi Shteteror Informativ eshte zgjedhur, sipas tyre, edhe rruga me pak e kushtueshme per rregullimin e ketij sistemi, rruge e cila i mori dje buxhetit te shtetit 6 milione leke. Ne kete servis te ketij sistemi perfshihen edhe transporti, sigurimi, instalimi, dorezimi dhe testimi i tyre.