E Diel, 1 Nëntor 2026

BE akuzohet për racizëm,tërhiqet video 127 mijë

Pamje nga Video

Një video e realizuar nga Bashkimi Evropian, e cila ishte menduar të shprehte një mesazh paqeje dhe harmonie është akuzuar për përmbajtje raciste, duke detyruar zyrtarët e BE-së që ta tërheqin menjëherë.

Në klip shfaqet një vajzë e bardhë, e veshur me një kostum të verdhë në stilin e filmit të Tarantinos, Kill Bill, dhe tre personazhe të tjerë, mjeshtra të artit luftarak, një kinez, indian dhe një brazilian.

Gruaja, edhe pse i ka të gjithë kundërshtarë arrin të ruajë qetësinë; ajo mbyll sytë për një moment, duke u klonuar në njëmbëdhjetë luftëtare, duke u shndërruar më pas në njëmbëdhjetë yje të verdhë që simbolizojnë flamurin e Bashkimit Evropian.

Klipi mbyllet me sloganin, Sa më shumë, aq më të fortë
“Klipi i është drejtuar një audiencë kryesisht të rinj dhe reagimet ishin pozitive”,- tha në një deklaratë Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisioni Evropian, Stefano Sannino, duke u kërkuar ndjesë të gjithë atyre që mund të jenë ndjerë të fyer nga përmbajtja e kripit.

Video, sipas tij kishte për qëllim të paraqiste një masazh të respektit reciprok. Por duket se ajo është kuptuar ndryshe, pasi Bashkimi Evropian u detyra ta tërhiqte videon pas mijëra ankesave se video promovon imperializmin dhe stereotipet.

Për shkak të polemikave, Bashkimi Evropian ka vendosur ta ndalojë menjëherë këtë fushatë promovuese- tha Sannino.

Klipi, jo më shumë 2 minuta ka kushtuar 127 mijë euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›