Rama: Sheshi "Skenderbej" do te jete spektakolar Luljeta Ndoka
Fushata e kryebashkiakut te Tiranes Edi Rama, u perqendrua dje ne tunelin e Sheshit "Skenderbej", ku ka shpjeguar cfare eshte bere, e gjithashtu, edhe cfare do te behet per kete projekt te madh e shume te tjere. Rama tha se eshte bere pune kolosale ne pjesen e nentokes,. Pavaresisht se kjo nuk eshte shume e dukshme per syrin e qytetarit. Nga ana tjeter, ai nuk deklaroi asgje sa i perket kritikave te ambientalisteve per llojit e barit qe eshte vendosur ne lulishten e sheshit.
Rama
Kreu i bashkise se Tiranes, Edi Rama ka inspektuar punimet ne tunelet nentokesore te sheshit "Skenderbej". I shoqeruar edhe nga eksperte e drejtues te bashkise se Tiranes, Kryebashkiaku Rama ka dashur te ndaje me qytetaret meriten e kesaj pune, qe sipas tij, pavaresisht veshtiresive te medha, do te coje drejt realizimit te nje projekti spektakolar, dhe qe do te reflektoje njekohesisht ambicien e shekullit te ri. "Mu duk e rendesishme qe gjate ketij inspektimi te radhes te puneve nentokesore ne sheshin e ri "Skenderbej" te ftoja te gjithe qytetaret qe te mund te shohin volumet kolosale qe jane spostuar dhe puna jashtezakonisht e veshtire por edhe shume cilesore qe eshte bere", tha kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama. Sipas Rames, puna ka ecur mire, pavaresisht veshtiresive te medha te punes dhe veshtiresive te medha teresisht artificiale, te krijuara nga qeveria. "Ky eshte nje projekt shume kompleks, shume spektakolar, eshte edhe nje projekt shume i veshtire, i pari i ketij lloji ne vendin tone", tha Rama. Ai deklaroi se ky projekt realizohet ne nje hapesire publike shume strategjike per levizjen brenda per brenda qytetit dhe kerkon nje bashkepunim e mirekuptim te madh, brenda te gjithe aktoreve dhe faktoreve ku perfshihet si nje faktor kryesor komuniteti dhe si aktor kryesor qytetari.
Punimet
Kryebashkiaku tha se do te kemi per here te pare nje sistemim teresisht modern dhe evropian te kesaj infrastrukture, ne nje hapesire publike te kesaj natyre, disa kilometra per ujerat e bardha, per ujerat e zeza, per ujesjellesin. Gjithashtu, sipas tij do te kete nje numer te konsiderueshem pemesh qe do te mbillen rreth e rrotull, do te pastrohen, njekohesisht do te vaditen me ujin e shiut. Nga ana tjeter, shatervanet qe do te jene ne shesh, do te duken e zhduken, do te ngrihen e ulen, sipas nevojave dhe rasteve, ne stine te ndryshme, ne momente te ndryshme. "Uji i pijshem nuk do te derdhet per asnje arsye ne shesh, eshte nje depozite e ndertuar tashme qe do te mbledhe ujin e shiut dhe me ujin e shiut, sheshi do te lahet rregullisht dhe me ujin e shiut, vaditja e pemeve do te garantohet, gjithashtu edhe siperfaqet e gjelbra",-tha Rama. Sipas tij, infrastruktura do te garantoje edhe cdo eveniment te madh, koncerte, te cilat kane nevoje per stage, per skena, kane nevoje per te gjithe infrastrukturen e duhur. "Puna ka vazhduar me intensitet, por eshte nje pune jo e dukshme per syrin e qytetarit, ndaj ishte e rendesishme qe sot ta ndanim me qytetaret, gjithe kete informacion",-tha Rama.
Nga shesh totalitar, ne sheshin e qytetareve
Sipas Rames, "Skenderbej" eshte nje shesh qe ka lindur per te qene nje hapesire totalitare dhe eshte shfrytezuar ne memorien politike te shoqerise sone, si vendi i shprehjes se forces se regjimeve te ndryshme e pastaj edhe i shprehjes se epersise edhe mes partive, ne kohen e pluralizmit. "Sot, me kete projekt, ky shesh nuk ka me nje orientim nga tribuna, nga udheheqja, nje orientim nga te pushtetshmit, por ka nje orientim drejt qendres se tij, duke vendosur qytetarin, ne epiqender te te gjithe projektit urbanistik dhe arkitektonik", tha Rama. Ai argumentoi se hija apo gjurma ne forme piramide e sheshit nenkupton se piramida qe ka percaktuar historine e ketij sheshi eshte nje piramide e vene nen kembet e qytetarit, nen kembet e njerezve te zakonshem dhe pa as me te voglin dyshim ky do te jete nje shesh ku do te kete shume hapesire per shetitje, per argetim, clodhje, takime, shume hapesire. "Do te jete pa pranine e makinave. Do te kaloje vetem trami dhe linja e pare e tramit qe do te projektohet e ndertohet mbi bazen e gjurmes, tashme te projektuar do te jete kjo linje, nderkohe qe eshte e qarte se do te kete preference edhe per transportin publik. Gjithe automjetet e tjera do te kalojne ne Unazen e Vogel dhe nuk do te depertojne sheshin, keshtu qe sheshi do te jete nje hapesire fantastike, e lire dhe ne dispozicion te te gjithe qytetareve", sqaroi kryebashkiaku Rama.
Minibashkia nr. 7, Rama premton zgjidhje te halleve
Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama ka zhvilluar dje takime me banore te minibashkise numer 7 ne kryeqytet. Gjate bashkebisedimeve, banoret i kane rrefyer Rames se i marrin ushqimet me liste, ne shume raste. Rama e ka perforcuar nje ankese te tille, duke u shprehur se banore te tjere kane pohuar edhe blerjen e ilaceve me liste. Kryetari i bashkise beri thirrje qe te gjithe qytetaret te votojne, sepse me kete qe kane ne dore, mund te ndryshojne njehere e mire realitetin e zymte ne te cilin jetojne. "Mos bini pre e presioneve te demokrateve", u tha Rama banoreve te njesise bashkiake numer 7.