Tuneli Tirane-Elbasan, sot nisin punimet
Sot pritet te marre jete projekti gjigant i ndertimit te tunelit Tirane-Elbasan, i cili do te shkurtoje se tepermi distancen jo vetem gjeografike, por edhe kohore te udhetimit ne keto destinacione. Sikurse mesohet, ne inaugurimin e fillimit te punimeve do te jete i pranishem edhe kreu i qeverise, Sali Berisha. Sipas marreveshjes, pritet qe firma "Aktor" e cila eshte shpallur fituese e tenderit per ndertimin e kesaj vepre, ta perfundoje kete te fundit brenda 18 muajsh nga dita e fillimit te punimeve. Projekti i tunelit ne autostraden Tirane-Elbasan permban dy tunele. Edhe pse ky do te jete nje investim i kushtueshem i qeverise, leverdishmeria ekonomike e kesaj rruge per banoret e Tiranes, Elbasanit dhe te zonave ku do te kaloje kjo rruge, do e justifikojne kete cmim. Gjatesia e rruges Tirane-Elbasan do te jete 31.1 km, ndersa gjatesia e dy tuneleve do te jete 4.3 km. Kostoja totale e rruges do te jete 36 miliarde leke, ndersa e tunelit 15.4 miliarde leke. Kjo rruge do te kete 7 mbikalime, 4 nenkalime, ndersa shpejtesia e projektuar eshte 100-120 km/h. Firma "Aktor" e cila do te kryeje punimet, eshte nje nga firmat me kryesore ne ndertimin e infrastruktures per lojerat olimpike "Athine 2004" si dhe ne ndertimin dhe instalimin e qendres elektronike te menaxhimit te metrose se Athines. Eksperienca e kompanise "Aktor" shtrihet edhe ne vende te tjera, si Kuvajti e Rumania, ku ajo ka ndertuar disa akse rrugore kombetare. "Aktor" ka te punesuar mbi 10 mije persona, ndersa renditet e 75-ta nder 225 kompanite me te mira te sipermarrjes boterore.
Te dhenat e rruges Tirane-Elbasan:
Gjatesia 31.1 km
Gjatesia e dy tuneleve 4.3 km
Kosto totale 36 mld leke
Kosto tunelit 15.4 mld leke
Mbikalime 7
Nenkalime 4
Shpejtesia e projektuar 100-120 km/h
Te dhenat e rruges Tirane-Elbasan:
Gjatesia 31.1 km
Gjatesia e dy tuneleve 4.3 km
Kosto totale 36 mld leke
Kosto tunelit 15.4 mld leke
Mbikalime 7
Nenkalime 4
Shpejtesia e projektuar 100-120 km/h