Rama: Shëtitorja e Frutikulturës në Kamzë, një tjetër punë e bukur për komunitetin

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Qytetit të Kamzës i është shtuar një tjetër hapësirë publike falë investimit të Bashkisë në shëtitoren e Frutikulturës.
Me një gjatësi prej 1,2 kilometrash, Shëtitorja e Frutikulturës në Kamzë i është shtuar hartës së investimeve publike duke zgjeruar hapësirat për komunitetin.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo shëtitore, të cilën e cilësoi “një tjetër punë të bukur për komunitetin”.
Shëtitorja e Frutikulturës është kthyer tashmë në një arterie plot jetë për komunitetin e Kamzës.
Një segment që ofron gjithë infrastrukturën e nevojshme duke nisur nga gjelbërimi, ndriçimi dhe ambientet e pushimit apo këndet e lojërave për fëmijët.
Ky investim përfshin po ashtu hapësira rekreative për të gjitha moshat, si për fëmijët, edhe për të rinjtë.
Investimi kontribuon gjithashtu në rritjen e vlerës së pronës, cilësinë e jetës në komunitet dhe gjithashtu
/m.m/a.f/r.e/