Rama: Shpifjet e Berishes s’mbulojnë dot gropën e pushtetit
TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht kundërshtari kryesor politik i Berishës akuzon kryeministrin se po ushtron presion antiligjor ndaj pushtetit vendor për t’i shmangur hijes së krimit elektoral.
Në një reagim për median sot në mesditë kryetari Rama e cilësioi agersion banditeskt ndaj një prone të sipërmarrjes private, shkatërrimin e fasadës së tre kateve të para të pallatit të kunatit të deputetit socialist Dashamir Peza, dy ditë më parë.
Sulmi i djeshëm ishte antiligjor, antinjerëzor dhe me qëllim manipulimin e opinionit publik. E ka të kotë nuk i ikën dot hijes së krimit elektoral. Nuk do ti iki dot herët a vonë përballjes me paditë në prokurori. “- theksoi Rama duke akuzuar më tej kryeministrin se për të mbuluar korrupsionin e familjes së tij ka hapur luftë primitive ndaj pushtetit vendor.
“Për të postuar vëmendjen nga kutitë e mbyllura të krimit elektoral, nga llogaria e hapur me publikun shqiptare për tërmetin e korrupsionit të mashtrimit elektoral në tunelin e Kalimashit. Nga të dhënat përditë e më rrënqethëse që lidhin qartësisht interesat e familjes së tij me qeverisjen e vendit Sali Berisha ka hapur një luftë primitive frontale duke vënë në shënjestër edhe pushtetin vendor opozitar dhe duke asgjësuar cdo ditë autonominë vendore “- tha Rama.
Kryetari i Bashkisë më të madhe në vend i përcoi mesazhin kreut të qeverisë se vendorët socialistë janë të vendosur dhe se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre. Duke i cilësuar si sulme mesjetare të papërfyturueshme në Europën e këtyre viteve Rama i bëri thirrje Berishës të hapë kutitë ose të largohet nga pushteti
“E ka më të kotë se kurdorëherë. Ne të zgjedhurit vendorë të opozitës na ka përballë më të vendosur se kurrë. I shkreti Salis mendon se do tia hedhë, duke bërë sikur nuk dëgjon shqetësimet tona të mëdha dhe në anën tjetër duke inskenuar shfaqje të poshtra si ajo e djeshmja, ku kujton se i tregon dhëmbëve kundërshtrati përmes agresionit banditesk ndaj një prone të sipërmarrjeve private, por në fakt tregon panikun alarmant që e ka mbërthyer e e shtyn në sjellje e veprime të dëshpëruara. Këto sulme mesjetare të papërfyturueshme në mes të Europës 2009 nxjerrin përditë e më në pah fytyrën e këtij pushteti të vjedhur e të falimentuar të cilët i kanë mbetur vetëm të hajë vetveten, duke kafshuar me tërbim, Kushtetutën, ligjin dhe qytetarët e pafajshëm të këtij shteti.
(s.g/BalkanWeb)