E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, zbardhet grabitja 25-milionëshe

Elbasan, zbardhet vjedhja e 9 ditëve më parë ku një kambisti në qytetin e Elbasanit iu grabitën 2,5 milionë lekë të reja. Sipas burimeve zyrtare të policisë, person ii arrestuar disa ditë më parë Albert Qafa, 24 vjeç, rezulton të jetë edhe organizatori i vjedhjes.

Ndërkaq, policia ka vënë në pranga dy shtetas të të tjera që kanë qenë bashkëpunëtor në grabitje. Bëhet fjalë për Gentjan Hoxhën, 26 vjeç, dhe Laert Mehmetin, 21 vjeç (ky i fundit me banim në Gjirokastër). Uniformat blu kanë mundur të identifikojnë edhe dy personat e tjerë që kanë ndihmuar në vjedhje: Alban Skonjën, 25 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Durrës, ndërkohë që emir i personit të pestë nuk bëhet i ditur.

Burimet zyrtare të policisë bënë të ditur se tashmë është ndërtuar e gjithë ngjarja e ndodhur në 18 shtator në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, ku shtetasit Arben Kovaçi iu vodhën me armë 2,5 milionë lekë të reja. Gjatë arrestimeve të bëra blutë kanë sekuestruar vetëm 400 000 lekë të reja, ndërsa pritet që të mund të zbulohet edhe pjesa tjetër e parave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›