Bursat ne "flake", bankieret ne gosti
Ushqimi i pjatës së parë mund të duket modest: merluc
dhe patate, por ky është vetëm fillimi i një menyje me 4
shifra, sigurisht po të përfshish edhe pijet. Ky është vetëm një
detaj i një darke të madhe të organizuar të premten, në Monte
Karlo nga 50 persona të bankës së falimentuar "Fortis", ish-krerët
e së cilës duhet të ishin duke vajtuar tashmë, por jo pasi me paratë
që kanë mbledhur në vite të falimentuarit nuk janë ata, por
njerëzit e thjeshtë, sepse për ta festa vazhdon. Tashmë Fotis i
është shitur bankës franceze Bnp-Paribas, pas një historie falimentimi
të mohuar e fshehur e më pas të plasur, që futi në hall
të madh gjithë vendet e Beneluxit. Zëdhënësit e grupit deklaruan
se bëhej fjalë për një darkë të planifikuar kohë më parë, në të
cilën morën pjesë disa nga ish-drejtuesit e Fortis, të cilët kanë
festuar, ngrënë e pirë, si të mos ekzistonte fare kriza. Edhe
restoranti ku u mblodhën krerët e bankës është më luksozi dhe
më i shtrenjti i Monacos, është restoranti i famshëm "Luigji XV",
që ndodhet brenda hotelit të famshëm dhe njëherazi shumë të
shtrenjtë "Hotel de Paris". Me dhoma ku mund të kalosh një natë
për 3500 euro. Kjo ndodh në ditën kur bursat e gjithë botës u
tronditën si asnjëherë në historinë e tyre.